TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vizita e O’Brien në Mal të Zi, Camaj: Amerika është tejet e interesuar për shqiptarët

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vizita e O’Brien në Mal të Zi, Camaj: Amerika është tejet e interesuar për shqiptarët

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien u prit të hënën në Podgoricë nga kryeministri malazez, Millojko Spajiq.

O’Brien, tha se Mali i Zi është një “partner i fuqishëm i NATO-s” dhe shprehu bindjen se Qeveria malazeze mund të nisë një integrim më të thellë evropian dhe transatlantik.

E për këtë çështje foli edhe deputeti i Kuvendit të Malit të Zi Nikollë Camaj në një intervistë në Tëvë1.

Camaj e vlerësoi lartë vizitën e ndihmës sekretarit amerikan pasi sipas tij, vjen si formë përkrahjeje dhe suporti për Malin e Zi

“Për Malin e Zi dhe për këtë qeveri është tejet e rëndësishme pasi që vjen si një formë përkrahjeje dhe suporti për ta. Mirëpo për shqiptarët në Mal të Zi ka një rëndësi të veçantë, meqenëse vjen pak ditë pasi që kishim një vizitë të rëndësishme edhe në Tiranë, çka dëshmon se Amerika është tejet e interesuar për regjionin, tejet e interesuar për shqiptarët. Fakti se shqiptarët janë pjesë e kësaj qeverie, i jep pra qeverisë një imazh më pro perëndimorë por duhet të jem i saktë dhe i ndërgjegjshëm dhe të them se të gjitha deklaratat e sotme që kanë dalë nga ministri i Jashtëm dhe bashkëbisedues të tjerë flasin për rrugën euroatlantike të Malit të Zi si rrugë pa alternativë”, tha Camaj në emisionin “InfoNata”.

Më tej, Camaj tha se me këtë vizitë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tentojnë që të tregojnë prezencën dhe interesimin e tyre për siç tha ai, “mos lëshim të Malit të Zi nga orbita e interesit”.

“E vlerësoj këtë vizitë edhe si përkrahje të kësaj qeverie, por në të njëjtën kohë e vlerësoj edhe si tentativë dhe dëshirë e ShBA-së ta tregojë prezencën dhe interesimin dhe se s’do ta lëshojnë Malin e Zi nga orbita e interesit. Kjo vozitë vetëm e forcon dhe i jep vullnet që të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë drejtim  pjesa më e madhe e banorëve të Malit të Zi e ka përkrahur pra unanimisht kursin pro perendimorë të Malit të Zi dhe qeveria aktuale është tejet pro perendimore me qëndrime dhe veprime në këto 100 ditët e para në ekonomi dhe luftën në krimin e organizuar”, shtoi ai.

Ndryshe, O’Brien u prit të hënën në Podgoricë nga kryeministri malazez, Millojko Spajiq.

Paraprakisht, ai u takua edhe me prokurorin e lartë dhe special të Malit të Zi.

“Jam i bindur për përkushtimin e Malit të Zi në rrugën evropiane. Fakti që prokurorët po veprojnë me kapacitet të plotë, është një arritje e madhe e qeverive të fundit. Institucionet e ndërtuara do të punojnë për të mirën e qytetarëve”, tha O’Brien.

Më 27 janar, Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Millorad Markoviqin prokuror të lartë të shtetit – pesë vjet pasi kjo pozitë u mbajt nga ushtrues detyre.

Komisioni Evropian e vlerësoi emërimin e tij si jetik për sundimin e ligjit./teve1.info./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Vritet një person në Prishtinë

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Mehmeti: VLEN-i e kërkoi tërheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni

Mehmeti: VLEN-i e kërkoi tërheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Studentët shqiptarë në Shkup i shprehin kongresmenit amerikan shqetësimet për Jurisprudencën

Studentët shqiptarë në Shkup i shprehin kongresmenit amerikan shqetësimet për Jurisprudencën

Vritet një person në Prishtinë

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën