Në konferencën e mbajtur sot nga Komuna e Prishtinës, Besianë Musmurati, nënkryetare e Prishtinës bëri të ditur se kapacitetet aktuale të kompanisë rajonale “Pastrimi” për grumbullimin e mbeturinave janë tejet të kufizuara.
Në këtë konferencë ajo ka folur edhe për blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve, përmes një kredie prej 74 milionë eurosh nga Banka Gjermane për Zhvillim.
Sipas Komunës, realizimi i këtij projekti po pengohet nga mosnënshkrimi i marrëveshjes nga ministri i financave, Hekuran Murati.
“Për të qenë sa më korrekt dhe për të treguar gjendjen reale në raport me realizimin e projektit të “Pastrimi” në raport me bankën gjermane unë do të paraqesë të gjitha faktet për këtë projekt që po deshton për shkak se Ministria e Financave nuk po e nënshkruan”, theksoi Musmurati.
Tutje ajo paralajmëroi prezantimin e dokumenteve dhe fakteve që nga viti 2023 e deri më sot, me qëllim të sqarimit të ecurisë së projektit dhe përgjegjësive për mosrealizimin e tij./teve1.info/







