TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdiq ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney

by teve1
1 vit ago
1
A A
Vdiq ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney.

Ai është përshkruar nga historianët si njëri prej nënpresidentëve më të fuqishëm në historinë amerikane.

Cheney shërbeu në dy mandate nën administratën e George W. Bush dhe arkitekti kryesor i “luftës kundër terrorizmit”.

Ai ndihmoi dhe në udhëheqjen e vendit në luftën e dështuar të Irakut mbi supozime të gabuara.

84-vjeçari vdiq të hënën në mbrëmje nga komplikacionet e pneumonisë dhe sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, tha familja e tij.

Ai kishte luftuar me probleme të zemrës për pjesën më të madhe të jetës së tij, duke vuajtur të parën e një serie sulmesh në zemër në moshën 37 vjeç.

Ai iu nënshtrua një transplanti zemre në vitin 2012.

Me reputacionin e tij si luftëdashës, ai kontribuoi në iniciativën e Presidentit George W. Bush për të pushtuar Irakun bazuar në informacionin e inteligjencës – që më vonë u vërtetua të ishte i pasaktë – se Saddam Hussein kishte grumbulluar armë të shkatërrimit në masë.

Pasi dy mandatet e tij si nënpresident përfunduan në vitin 2009, Cheney u bë një nga republikanët më të shquar të vendit që kundërshtoi Donald Trump.

Së bashku me vajzën e tij, Liz Cheney, një ish-kongresiste, Dick Cheney tha se do të votonte për demokraten Kamala Harris në zgjedhjet e vitit 2024.

“Nuk ka pasur kurrë një person që përbën një kërcënim më të madh për demokracinë tonë sesa Donald Trump”, tha Cheney para zgjedhjeve, të cilat i fitoi Trump.

Si zëvendëspresident nga viti 2001 deri në vitin 2009, Cheney luftoi shumë për të zgjeruar pushtetet e presidencës, duke besuar se ato ishin minuar nga skandali Watergate, i cili çoi në dorëheqjen e ish-shefit të tij Richard Nixon.

Ai gjithashtu zgjeroi ndikimin e zëvendëspresidentit, duke krijuar një ekip sigurie kombëtare që shpesh funksiononte si një qendër autonome pushteti brenda qeverisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trumpi thotë se i ka kërkuar Putinit të tërheqë agresionin ushtarak në të gjithë Evropën

Trumpi thotë se i ka kërkuar Putinit të tërheqë agresionin ushtarak në të gjithë Evropën

Britania u dërgon letra 100 mijë rezervistëve, kërkon gatishmëri për mobilizim të mundshëm

Britania u dërgon letra 100 mijë rezervistëve, kërkon gatishmëri për mobilizim të mundshëm

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Ekonomisti spanjoll pritet të bëhet guvernatori i ri i Bankës Qendrore Evropiane

Ekonomisti spanjoll pritet të bëhet guvernatori i ri i Bankës Qendrore Evropiane

Ymeri: Me Kurtin në Qeveri nuk do të ketë gaz amerikan

Ymeri: Me Kurtin në Qeveri nuk do të ketë gaz amerikan

Ymeri: Masat emergjente në energji pa efekt, reduktimet pa asnjë llogari

Ymeri: Masat emergjente në energji pa efekt, reduktimet pa asnjë llogari

“InfoNata” 26.11.2026

“InfoNata” 26.11.2026

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje, dëmi ndaj bizneseve arrin në rreth 200 mijë euro

Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje, dëmi ndaj bizneseve arrin në rreth 200 mijë euro

Qorrolli: Brukseli po e trajton Kosovën me logjikën e Luftës së Ftohtë

Qorrolli: Brukseli po e trajton Kosovën me logjikën e Luftës së Ftohtë

KFOR-i zhvillon takim në Prishtinë me pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë

KFOR-i zhvillon takim në Prishtinë me pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë

“16 mijë fleta të formatit A5 për UÇK-në”-projekti i nxënësve në Ferizaj

“16 mijë fleta të formatit A5 për UÇK-në”-projekti i nxënësve në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën