Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar u ka dërguar letra rreth 100,000 rezervistëve strategjikë, duke u kërkuar të përgatiten për një mobilizim të mundshëm, raportuan mediat të enjten.
Sipas “The Telegraph”, kjo është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që dërgohen letra të tilla.
Rezervistëve u është kërkuar të përditësojnë të dhënat e kontaktit dhe të informojnë për punët dhe aftësitë e tyre aktuale, ndërsa u janë ofruar mundësi për trajnime dhe ushtrime ushtarake.
Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, e cilësoi këtë hap si të arsyeshëm përballë kërcënimeve në rritje ndaj vendit.
“Unë dua që vendi të jetë vigjilent, jo i alarmuar”, tha Streeting për BBC Radio.
Ai shtoi se situata në Evropë është shqetësuese dhe se kërcënimet janë përkeqësuar vitet e fundit.
Raportimet vijnë pas paralajmërimeve të MI5 dhe Ministrisë së Mbrojtjes për rrezikun në rritje të sabotimeve ruse ndaj kompanive britanike që furnizojnë ushtrinë ukrainase.
Ndërkohë, Britania ka njoftuar një investim prej 8 miliardë paundësh në mbrojtje, me synim përmirësimin e gatishmërisë së flotës së nëndetëseve, në një kohë kur shqetësimet për sigurinë evropiane po shtohen për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.









