TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ura e Vaganicës në Mitrovicë me dëmtime, Ministria e Infrastrukturës vendos për ndërhyrje ose ndërtim të ri

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Ura e Vaganicës në Mitrovicë me dëmtime, Ministria e Infrastrukturës vendos për ndërhyrje ose ndërtim të ri

Gjendja e Urës së Gjakut në Mitrovicë, që lidh lagjen “Vaganicë” me Stacionin e Autobusëve, ka nevojë për intervenime, ndërsa Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se së shpejti do të vendoset nëse do të rehabilitohet apo do të ndërtohet urë e re.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ministria ka theksuar se gjendja e sigurisë së urës aktualisht vlerësohet stabile, ndonëse janë evidentuar disa dëmtime.

“Po jemi në dijeni dhe gjendja e sigurisë së kësaj ure është stabile por e përcjell me disa dëmtime (pa rrezik për pjesëmarrës në komunikacion). Ura inspektohet në baza të rregullta, po ashtu kemi bërë inspektim pas pyetjeve të juaja, dhe të gjeturat janë se ura ka disa dëmtime dhe paraqitet nevoja për intervenime”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Tutje, ministria ka bërë të ditur se stafi teknik i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore, së bashku me kompaninë projektuese dhe menaxherin e Rajonit të Mitrovicës, kanë vizituar urën, ndërsa në ditët në vijim pritet të përgatitet një raport fillestar i detajuar për gjendjen e saj.

Sipas ministrisë, pas këtij vlerësimi do të jepen rekomandime nëse ura ekzistuese duhet të rehabilitohet apo nëse do të ndërtohet një urë e re.

“Ditët në vijim kompania projektuese do të përgatisë një raport fillestar të detajuar rreth gjendjes së Urës në lagjen Vaganicë dhe do të dalë me rekomandim nëse duhet të rehabilitohet ura ekzistuese apo të ndërtohet urë e re”, thuhet më tej.

Në përfundim, ministria ka njoftuar se deri në hartimin e projektit për rehabilitimin e urës ekzistuese apo ndërtimin e një ure të re, do të ndërhyjë në kuadër të kontratës së mirëmbajtjes së rrugëve nacionale dhe rajonale për Rajonin e Mitrovicës.

Ndërkohë, qytetarët që e shfrytëzojnë këtë urë çdo ditë kanë shprehur shqetësime për gjendjen e saj, duke thënë se objekti është lënë pas dore prej vitesh dhe paraqet rrezik, veçanërisht për fëmijët.

Edhe Avdyl Mehmeti është shprehur se gjendja aktuale është e rrezikshme për kalimtarët, ndërsa një banor tjetër, që nuk ka dashur të identifikohet, ka thënë se ura ka nevojë për renovim të plotë.

Ndërkaq, Drejtori i Infrastrukturës, Naser Muja, ka deklaruar se kjo urë nuk është nën kompetencë të komunës.

“Ju njoftojmë se Komuna e Mitrovicës nuk është kompetente për trajtimin e urave në këtë segment, pasi përgjegjësia bie nën Ministrinë e Infrastrukturës. Megjithatë, këtë çështje e kemi adresuar edhe më herët tek institucionet përkatëse dhe do ta riadresojmë sërish, me qëllim që të ndërmerren veprime sa më të shpejta”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sanimin e urës, për të shmangur rrezikun që, sipas tyre, po rritet çdo ditë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV ndalon shitjen e mishit të pulës nga Brazili të importuar, konstaton bakterin salmonella

AUV ndalon shitjen e mishit të pulës nga Brazili të importuar, konstaton bakterin salmonella

Prishtina marshon për Arlindën për të tretën ditë radhazi, në shesh vendoset tendë

Prishtina marshon për Arlindën për të tretën ditë radhazi, në shesh vendoset tendë

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Raporti i ministrive për vrasjen e Arlinda Zekajt: Zbulohen një varg shkeljesh në të gjitha institucionet

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Ndërron jetë ish-futbollisti kosovar

Prishtina marshon për Arlindën për të tretën ditë radhazi, në shesh vendoset tendë

Prishtina marshon për Arlindën për të tretën ditë radhazi, në shesh vendoset tendë

Pas rënies së Vuçiqit, Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Pas rënies së Vuçiqit, Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Bashkëshortja e Cucurellas i shpëton për pak minuta një aksidenti të rëndë hekurudhor

Bashkëshortja e Cucurellas i shpëton për pak minuta një aksidenti të rëndë hekurudhor

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Masakra e Padalishtës: 19 anëtarë të familjes u vranë pas shpine – rrëfimi i familjarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën