TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump pritet të shpallë kandidaturën për president për herë të tretë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Trump: Shitësit e drogës dhe vrasësit e policëve të dënohen me vdekje

Trump shpresonte të përdorte atë që mendohej të ishte një fitore e thellë e republikanëve në zgjedhjet e 8 nëntorit, si një trampolinë për kandidimin e tij, duke siguruar një mbështetje të hershme me synimin për të mbajtur larg rivalët e mundshëm. Por ai po përballet me kritika për mbështetjen e një sërë kandidatësh humbës pas rezultateve zhgënjyese, që u dhanë demokratëve shumicën e vendeve në Senat.

“Shpresojmë që e nesërmja të jetë një nga ditët më të rëndësishme në historinë e vendit tonë!” shkruante Trump në rrjetin e tij social të hënën. Njoftimi pritet të bëhet sonte në orën 9 të darkës nga resorti i tij në Palm Beach të Floridës.

Zhvillimi i një tjetër fushate për Shtëpinë e Bardhë, është një kthesë e jashtëzakonshme për çdo ish-president, aq më shumë për një ish-president që bëri histori, si i pari ndaj të cilit u ngritën dy herë akuza në Kongres për ta shkarkuar. Po kështu Trump e mbylli mandatin mes një sulmi të dhunshëm të mbështetësve të tij ndaj Kapitolit, që synonte të ndërpriste tranzicionin paqësor të pushtetit.

Vetëm një president në historinë e vendit është zgjedhur në dy mandate jo të njëpasnjëshme: Grover Cleveland në vitin 1884 dhe 1892.

Trump po përballet gjithashtu me një seri hetimesh penale që po intensifikohen, mes tyre një hetim i Departamentit të Drejtësisë lidhur me qindra dokumente të klasifikuara, që u zbuluan në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.

Ndihmës dhe aleatë të tij, i kanë kërkuar zotit Trump të presë përfundimin e zgjedhjeve, si dhe balotazhin në Xhorxhia në garën për Senatin që mbahet me 6 dhjetor, përpara se të bëjë publike planet e tij për të kandiduar.

Por Trump, i etur për t’u kthyer në qendër të vëmendjes, shpreson gjithashtu që me këtë hap të krijojë një avantazh ndaj një listë të gjatë sfiduesish të mundshëm, mes tyre guvernatori i Floridës Ron DeSantis. Ky i fundit u rizgjodh javën e kaluar dhe tashmë shumë vetë në partinë republikane po kërkojnë kandidimin e tij për president.

Trump është përpjekur të fajësojë udhëheqësin republikan të Senatit Mitch McConnell mbi rezulatin e zgjedhjeve. Ndërkohë aleatët e zotit McConnell kanë kritikuar senatorin e Floridës Rick Scott, i cili kryesonte komisionin elektoral të republikanëve për Senatin.

Megjithatë, pjesa më të madhe e kritikave ka shkuar në adresë të Donald Trump-it. Ai fajësohet për mbështetjen e kandidatëve në shtete si Pensilvania dhe Arizona, të cilët nuk ishin tërheqës për votuesit, pasi kishin përqafuar gënjeshtrat e tij mbi zgjedhjet e vitit 2020, ose mbronin pikëpamje të vijës së ashpër për çështje si aborti, që binin në kundështim me qasjen e përgjithshme të popullsisë.

Trump ka mbështetjen e republikanes numër 3 në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënëses Elise Stefanik, por të tjerë po tregojnë tashmë një prirje për t’u shkëputur prej tij.

E pyetur nëse do ta mbështeste zotin Trump në vitin 2024, senatorja republikane Cynthia Lummis u tha gazetarëve të hënën se: “Nuk mendoj se kjo është pyetja e duhur. Mendoj se pyetja që duhet të shtrohet është se kush është udhëheqësi aktual i Partisë Republikane?”.

E pyetur se kush ishte, zonja Lummis u përgjigj: “Ron DeSantis”.

Senatori Mitt Romney, një kritik i vjetër i zotit Trump, i kujtoi ish-presidentit rezultatet zhgënjyese të republikanëve në vitin 2018, 2020 dhe tani 2022, duke i krahasuar ato me një ndeshje sportive.

“Ai ka qenë në krye dhe ka humbur tre ‘ndeshje’ radhazi. Nëse duam të fillojmë të fitojmë, na duhet dikush tjetër në krye. Dhe ne kemi ‘lojtarë’ shumë të fortë rezervë”, tha zoti Romney.

“E di, ka disa tifozë që vazhdojnë ta duan, e duan ta mbajnë përgjithmonë. Por nëse vazhdojmë të humbasim ndeshje, na duhen lojtarë të rinj’, shtoi ai.

Të tjerë republikanë shprehën shqetësimin se njoftimi i zotit Trump mund të krijonte një shpërqendrim nga gara në Xhorxhia. Ata u bënë thirrje të gjithë kandidatëve të mundshëm që synojnë të garojnë për zgjedhjet e 2024, të përqendrohen fillimisht atje.

“Ajo që është realisht e rëndësishme për këdo që dëshiron të jetë një kandidat për vitit 2024 është të na ndihmojë tani për të fituar shtetin e Xhorxhias“, tha senatori republikan John Thune.

“Padyshim që kishim pritshmëri më të larta për Senatin, që nuk u materializuan. Ka shumë faktorë të ndryshëm që kanë kontribuar“, shtoi zoti Thune. “Por mendoj se nuk ishte një strategji fituese për të siguruar mbështetjen e të pavarurve, duke ofruar njerëz që ishin të përqendruar në mënyrë të tepruar tek zgjedhjet e 2020-s”. /VoA/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mijaçiç: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë, ai vendosi të mos merret më me këtë çështje

Mijaçiç: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë, ai vendosi të mos merret më me këtë çështje

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

Disa tornado godasin shtetin amerikan të Oklahomës

Disa tornado godasin shtetin amerikan të Oklahomës

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare të opozitës në Shqipëri

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare të opozitës në Shqipëri

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

KEK-u njofton për ndërprerje të përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në termocentralin “Kosova A”

Mijaçiç: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë, ai vendosi të mos merret më me këtë çështje

Mijaçiç: Banjska është rënia e politikës së Vuçiqit në Kosovë, ai vendosi të mos merret më me këtë çështje

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

​Si e humbi Kosova shansin historik për stadiumin nacional prej 30 mijë ulësesh?

​Si e humbi Kosova shansin historik për stadiumin nacional prej 30 mijë ulësesh?

Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Lëvizja Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në t’i propozojnë tre emra për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën