Publikohet formacioni i Kosovës, ka befasi dhe debutues –
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur që të sulmojë me Vedat Muriqin të vetëm në sulm.
Sulmuesi i Fenerbahçes do të ndihmohet në krah nga Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.
Leon Avdullauh, Mërgim Vojvoda dhe Veldin Hoxha janë futbollistët e tjerë të rreshtuar në mesfushë.
Në mbrojtje do të luajë Lindrit Kamberi, që debuton te Kosova.
Kreshnik Hajrizi kthehet pas lëndimit si titullar, ndërsa Ilir Krasniqi do të jetë përkrah tij në qendër të mbrojtjes. Dion Gallapeni është në krahun e majtë.
Amir Shaipi është zgjedhje e parë e përzgjedhësit Foda, para Arijanet Muriqit.
Mungesat do të jenë të shumta, ashtu siç është lajmëruar më herët.
Jashtë listës ka mbetur edhe sulmuesi 18-vjeçar, Enis Rexhepi, që luan për ekipin e dytë të Stuttgartit dhe në Championsin e të rinjve.
Ashtu siç është lajmëruar më herët, mungojnë edhe Lumbardh Dellova, Ermal Krasniqi, Erblin Osmani e Valmir Matoshi. Mungon edhe Albian Hajdari në mbrojtje, i cili së fundmi i është nënshtruar dy operimeve.
Ndeshja nis në orën 15:00 dhe është e parafundit e Grupit B3.
Kosova është e dyta me pesë pikë, sa ka edhe Irlanda në vendin e tretë.
Formacioni i Kosovës:
Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi, Gallapeni, Avdullahu, Zhegrova, Vojvoda, Hoxha, Rashica, Muriqi





