Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara (FAA) ka urdhëruar pezullimin e nisjeve të fluturimeve në të gjithë vendin, deri në një njoftim të ri.
Vendimi është marrë për shkak të një problemi në komunikim që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror, të cilat menaxhojnë fluturimet në hapësirën ajrore amerikane.
Një zëdhënës i FAA-së ka bërë të ditur se pezullimi është masë e ndërmarrë për arsye sigurie, ndërsa shkaku i saktë i problemit nuk është bërë ende i qartë.
“Fluturimet duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluara deri në një njoftim të ri”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Ndërkohë, fluturimet ndërkombëtare do të trajtohen rast pas rasti, sipas udhëzimeve të autoriteteve amerikane.










