TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Tre lloje të maturës shtetërore nga viti i ardhshëm shkollor në Maqedoni të Veriut

nga Tëvë1
26 Prill, 2025
1
A A
​Tre lloje të maturës shtetërore nga viti i ardhshëm shkollor në Maqedoni të Veriut

Në vitin e ardhshëm shkollor 2025-26, maturantët për herë të parë do të përballen me tre lloje të maturës shtetërore në Maqedoni të Veriut, varësisht arsimit të mesëm që përfundojnë.

Ndryshimet në Ligjin për Arsim të Mesëm parashikojnë: Maturë Shtetërore për gjimnazet, Maturë Shtetërore për shkollat profesionale si dhe Maturë Shtetërore për shkollat e Artit. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve shpjegojnë se këto risi janë pozitive ndërsa maturantëve ua lehtësojnë realizimin e këtyre provimeve.

“Me maturën shtetërore kanë të drejtë të konkurojnë në të gjitha fakultetet ndërsa me Maturën profesionale shtetërore ata mund të orientohen në drejtimet ku ishin më pare. Nëse kanë qenë në shkollat teknike, elektroteknike ose makinerisë atëherë orientimi I tyre është drejt fakulteteve teknike dhe kalimi në to është më I lehtë sepse edhe janë të përgatitur për këtë. Nëse dikush nga drejtimi I makinerisë zgjedh të aplikoj në Fakultetin Ekonomik ose Juridik atëherë do të paraqes Maturën Shtetërore të përgjithshme”, tha Daniella Jovçevska Mihajllovska, drejtore e QSHP-së, shkruan ALSAT.

Maturën Shtetërore këtë vit e kanë paraqitur 15 mijë maturantë. Krahasuar me vitin paraprak numri i maturantëve mbetet thuajse i njëjtë. Mirëpo, sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve mbetet i ulët numri i nxënësve që arsimin e mesëm e rrumbullakojnë me maturë shkollore dhe kyçen në tregun e punës.

“Nxënësit që nuk paraqesin Maturën Shtetërorë kanë mundësi të japin provimin e maturës së shkollës ose provimin përfundimtar, varësisht ku janë, në gjimnaze ose shkolla profesionale. Ato nxënës që vendosin në këtë mënyrë ta rrumbullakojnë arsimin e tyre më tutje kyçen në tregun e punës ose orientohen në diçka tjetër. Numri I nxënësve në maturë shtetërore është shumë më I lartë kundrejt numrit të nxënësve që paraqesin maturën shkollore”, tha Daniella Jovçevska Mihajllovska, drejtore e QSHP-së.

Me ndryshimet ligjore janë definuar dispozitat, me të cilat rregullohet arsimi i mesëm si i organizuar në mënyrë institucionale, kadrovike dhe përmbajtjesorë, në mënyrë që mundëson edukimin për të gjithë nxënësit, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, vendosen dispozita për këshillimin e karrierës, një këshilltar karriere dhe një koordinator arsimor praktik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli përgatitet për ‘fazën e intensifikuar’ të Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ në Gaza

Izraeli përgatitet për ‘fazën e intensifikuar’ të Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ në Gaza

Disa persona mbesin të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani privat në San Diego

Disa persona mbesin të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani privat në San Diego

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Ende nuk ka arritur asnjë ndihmë në Gaza

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Ende nuk ka arritur asnjë ndihmë në Gaza

Komisioneri i Lartë i OKB-së: Jam i shqetësuar për rritjen e gjuhës së urrejtjes në Serbi

Komisioneri i Lartë i OKB-së: Jam i shqetësuar për rritjen e gjuhës së urrejtjes në Serbi

Seanca XX – konstituim apo dështim?

Seanca XX – konstituim apo dështim?

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia thotë se rrëmbimi i një të miture në Fushë –Kosovë ka qenë kallëzim i rremë

Kallas vizitë në veri të vendit

Kallas vizitë në veri të vendit

Kurti i kërkon Kallas heqjen e masave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën

Kurti i kërkon Kallas heqjen e masave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën

Izraeli përgatitet për ‘fazën e intensifikuar’ të Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ në Gaza

Izraeli përgatitet për ‘fazën e intensifikuar’ të Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ në Gaza

“Homebound”, filmi indian që mori një ovacion nëntë minutësh në Festivalin e Kanës

“Homebound”, filmi indian që mori një ovacion nëntë minutësh në Festivalin e Kanës

Si të ushqeni bimët tuaja me lëvozhgat e vezës?

Si të ushqeni bimët tuaja me lëvozhgat e vezës?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X