TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Autoritetet iraniane thonë se 935 persona janë vrarë në sulmet izraelite gjatë konfliktit 12-ditor

by teve1
1 vit ago
0
A A
Autoritetet iraniane thonë se 935 persona janë vrarë në sulmet izraelite gjatë konfliktit 12-ditor

Autoritetet iraniane njoftuan të hënën se të paktën 935 persona janë vrarë nga sulmet izraelite gjatë një konflikti 12-ditor mes Iranit dhe Izraelit.

Sipas zëdhënësit të Autoritetit Gjyqësor, Asghar Jahangir, viktimat përfshijnë 132 gra dhe 38 fëmijë. Deklarata e tij u publikua nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

Më herët, Ministria iraniane e Shëndetësisë raportoi 606 të vrarë dhe 5,332 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite. Ndërkohë, Jahangir theksoi se një prej goditjeve më të rënda ndodhi në burgun Evin në veriperëndim të Teheranit, ku humbën jetën 79 persona – përfshirë të burgosur, punonjës të institucionit dhe banorë lokalë.

Ai tha se burgu është bërë i paoperueshëm dhe se të burgosurit janë evakuuar. Jahangir e përshkroi sulmin si një “shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut dhe të ligjeve ndërkombëtare”, ka shkruar Anadoly.

Konflikti nisi më 13 qershor, kur Izraeli ndërmori sulme ajrore mbi objekte ushtarake, bërthamore dhe civile në Iran. Shtetet e Bashkuara u përfshinë gjithashtu, duke bombarduar objektet bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan, çka përshkallëzoi ndjeshëm tensionet.

Në përgjigje, Teherani nisi një seri sulmesh hakmarrëse me raketa dhe dronë kundër territorit izraelit, duke vrarë të paktën 29 persona dhe duke plagosur mbi 3,400 të tjerë, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit.

Luftimet u ndalën më 24 qershor, pasi një armëpushim i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara hyri në fuqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë

Të paktën 100 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Republikën e Afrikës Qendrore

Të paktën 100 të vdekur nga shembja e një miniere ari në Republikën e Afrikës Qendrore

Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat

Arifi: Aleanca nuk e voton presidentin konsensual pa u plotësuar gjashtë kërkesat

Gaxheri: Kurti s’do zgjidhje, nuk besoj 100% se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gaxheri: Kurti s’do zgjidhje, nuk besoj 100% se do të ketë marrëveshje për presidentin

Rita Ora ndan momente nga vera në Ibiza

Rita Ora ndan momente nga vera në Ibiza

“InfoNata” 19.08.2026

“InfoNata” 19.08.2026

Policia në Kaçanik ndalon një 45-vjeçar, i konfiskon armën e zjarrit

Policia në Kaçanik ndalon një 45-vjeçar, i konfiskon armën e zjarrit

Nushi: Kurti dhe Abdixhiku po bëjnë lojë, secili po kalkulon për interesin e vet

Nushi: Kurti dhe Abdixhiku po bëjnë lojë, secili po kalkulon për interesin e vet

Prokurori Kodraliu: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n serbe

Prokurori Kodraliu: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën