Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 18:00 në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë. Policia ka konfirmuar se i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë dhe, me udhëzim të prokurorit, është ndaluar për 24 orë.
Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.
Sipas saj, pas paraqitjes së të dyshuarit në polici, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë iniciuar rastet për dy vepra penale.
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ka bërë të ditur Krasniqi.
Me udhëzim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e të shtënave.







