Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, i cili ishte dënuar me një vit burgim për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas njoftimit të Policisë, personi me inicialet A. Sh. është arrestuar më 20 nëntor, rreth orës 09:20, nga njësitet policore në Junik, pas një pune operative.
Pas arrestimit, ai është dërguar në institucionin përkatës korrektues për vuajtjen e dënimit të shqiptuar.
Policia ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe garantimin e rendit e sigurisë publike./teve1.info/







