TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova ndër 5 vendet më të sigurta në Evropë – Ekspertët: Raporti rrëzon propagandën serbe

by Tëvë1
26 sekonda ago
0
A A
Kosova ndër 5 vendet më të sigurta në Evropë – Ekspertët: Raporti rrëzon propagandën serbe

Kosova është renditur ndër vendet me vlerësimin më të lartë për sigurinë dhe rendin publik në Evropë, sipas të dhënave të Gallup-it për vitin 2025. Me 90 pikë nga 100 të mundshme në Indeksin Global të Ligjit dhe Rendit, Kosova ndan vendin e pestë në Evropë me Danimarkën dhe Finlandën, duke lënë pas shtete si Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Lidhur me këtë vlerësim, eksperti i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se raporti i Gallup-it paraqet një realitet tjetër nga ai që, sipas tij, është promovuar për Kosovën përmes propagandës serbe. Ai ka theksuar se rëndësia e këtij raporti qëndron në faktin se mat perceptimin e qytetarëve për sigurinë, lëvizjen e lirë dhe besimin në institucionet e sigurisë.

“Raporti i Gallup-it është i rëndësishëm për shkak se thyen perceptimet e paraqitura deri më tani nga propaganda serbe se Kosova është një vend i pasigurt dhe një vend i cili nuk mund të jetohet dhe shtetasit nuk mund të lëvizin lirshëm. Kjo e bën një thyerje të propagandës serbe, për shkak se raporti i Gallup-it mat perceptimin e sigurisë nga qytetarët, sidomos sa i përket 12 muajve të fundit, lëvizjen e lirë të tyre dhe po ashtu kërcënimet e ndryshme që mund të kenë ardhur nga vjedhjet. Mbi të gjitha, bën edhe matjen e besimit të tyre në Policinë lokale”, ka deklaruar Kuçi.
Ai ka theksuar se të dhënat tregojnë për një nivel të lartë të besimit të qytetarëve në Policinë e Kosovës, i cili, sipas tij, arrin në 86 për qind, duke tejkaluar mesataren globale prej 69 për qind, shkruan KosovaPress.

“Kjo tregon që ka një besim të lartë, duke përfshirë masën prej 86 për qind, që në nivelin global e kalon masën mesatare që është 69 për qind. Dhe si formë e tillë, atëherë kjo matje e Gallup-it tregon që ka një realitet tjetër nga ajo që paraqitet nga propaganda serbe”, ka thënë ai.
Kuçi ka vlerësuar gjithashtu se rëndësi të veçantë ka fakti që raporti përfshin perceptimet e qytetarëve nga komunitete të ndryshme etnike dhe komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe qytetarët serbë.

“Raporti i Gallup-it e mat dendesine per numrin e pyetësorëve e bën bazuar në etnicinë nëpër komuna të ndryshme, pra duke marrë parasysh edhe perceptimet e qytetarëve serbë. Pra, kemi një deklarim i cili është shumë i mirë për Kosovën dhe unë besoj që Kosova do të duhej ta shfrytëzonte jashtëzakonisht shumë në diplomacinë e saj publike një qasje të tillë”, ka deklaruar Kuçi për KosovaPress.
Në fund, eksperti ka rikujtuar se vlerësimet pozitive të Gallup-it për Kosovën nuk janë të kufizuara vetëm në raportin e këtij viti, por janë evidentuar edhe në publikimet e viteve të kaluara.

Ai ka theksuar se këto rezultate duhet të shërbejnë si argument edhe në prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në diplomacinë publike të vendit.

Kurse Politologu dhe akademiku në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri, në një prononcim për KosovaPress, ka vlerësuar se raporti i Gallup-it ka rëndësi të veçantë në kundërshtimin e dezinformimit dhe narrativave që synojnë ta paraqesin Kosovën si vend të pasigurt dhe të paqëndrueshëm.

Sipas tij, të dhënat e institucioneve kredibile ndërkombëtare përbëjnë argumente konkrete përballë pretendimeve të tilla.

“Raportet e institucioneve kredibile ndërkombëtare, siç është Gallup-i, kanë rëndësi të veçantë në luftimin e dezinformimit dhe kundërshtimin e vazhdueshëm të narrativave që synojnë ta paraqesin Kosovën si një vend me siguri të paqëndrueshme”, ka deklaruar Imeri.
Ai ka theksuar se rezultatet e Gallup-it duhet të shfrytëzohen jo vetëm për të kundërshtuar narrativat për pasigurinë, por edhe për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e turizmit dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

“Të dhënat e Gallup International përbëjnë një kundërargument tepër të rëndësishëm për pretendimet për siguri të paqëndrueshme në Kosovë. Megjithatë, natyrisht se ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim, sepse Serbia në mënyrë të vazhdueshme do të përdorë çdo mekanizëm për ta paraqitur Kosovën si një vend të pasigurt dhe të paqëndrueshëm”, ka thënë ai.
Imeri ka vlerësuar se Kosova duhet të punojë në dy drejtime kryesore: ruajtjen dhe konsolidimin e mëtejmë të sigurisë, si dhe shfrytëzimin e treguesve ndërkombëtarë për të prezantuar realitetin e vendit para opinionit ndërkombëtar.

“Prandaj, Kosova duhet vazhdimisht të punojë në disa dimensione. E para është që ta ruajë këtë arritje dhe ta konsolidojë edhe më tutje, ndërsa e dyta është që të përdorë çdo mekanizëm real dhe çdo tregues, siç është ky i Gallup International, për ta prezantuar gjendjen reale të sigurisë”, ka deklaruar Imeri.
Duke folur për faktorët që kanë ndikuar në këtë vlerësim, ai ka përmendur punën dhe angazhimin e institucioneve të sigurisë, stabilizimin e situatës në veri të vendit, menaxhimin e proceseve zgjedhore dhe luftimin e kriminalitetit dhe ekstremizmit.

“Raporti i Gallup-it është një tregues shumë i rëndësishëm për vlerësimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë dhe njëkohësisht përbën një vlerësim pozitiv për punën dhe angazhimin e institucioneve të sigurisë. Rezultatet e tilla marrin rëndësi të veçantë, pasi bazohen në perceptimet dhe përvojat e qytetarëve, të cilët janë përfituesit e drejtpërdrejtë të sigurisë publike. Në këtë drejtim, është shumë e rëndësishme të theksohen edhe zhvillimet që janë vlerësuar nga mekanizmat ndërkombëtarë, sidomos stabilizimi i situatës në veri dhe konstatimet e NATO-s për përmirësimin e sigurisë së përgjithshme në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur gjithashtu menaxhimin e proceseve zgjedhore, rezultatet në luftën kundër grupeve kriminale dhe radikale, si dhe operacionet kundër organizatave terroriste dhe konfiskimin e armëve.

“Pastaj, kemi menaxhimin shumë të mirë të proceseve të shumta zgjedhore me të cilat jemi përballur kohëve të fundit, por edhe rezultate konkrete dhe efikase në luftën kundër grupeve kriminale, rrymave radikale dhe atyre ekstremiste. Shumë i rëndësishëm është po ashtu luftimi i suksesshëm i organizatave terroriste në veri, si dhe konfiskimi i një numri të madh të armëve. Besimi i qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë është rritur ndjeshëm dhe konsideroj se të gjitha këto së bashku kanë reflektuar në vendosjen e Kosovës nga Gallup International në mesin e vendeve më të sigurta në Evropë”, ka përfunduar Imeri për KosovaPress.
Ndërkohë, lidhur me këtë raport ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka mirëpritur rezultatet e Raportit Global të Sigurisë 2026, sipas të cilit Kosova renditet ndër pesë vendet më të sigurta në Evropë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka theksuar se kjo renditje bazohet në disa tregues të sigurisë, përfshirë edhe ndjesinë e qytetarëve për sigurinë gjatë ecjes vetëm në orët e natës.

“Lajm i mirë për Kosovën! Siguria është gurthemeli i një shoqërie që përparon. Ajo forcon besimin publik, përmirëson cilësinë e jetës dhe krijon një mjedis në të cilin individët, komunitetet dhe bizneset mund të lulëzojnë”, ka shkruar Kurti.

Teksti i plotë në sistemin me parapagim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula takohet me anëtarët e Bordit të GERMIN, diskutojnë për rolin e diasporës

Shiroka-Pula takohet me anëtarët e Bordit të GERMIN, diskutojnë për rolin e diasporës

Ferati-Doli kërkon nënkryetarin shqiptar në Mitrovicën e Veriut, paralajmëron Kushtetuesen

Ferati-Doli kërkon nënkryetarin shqiptar në Mitrovicën e Veriut, paralajmëron Kushtetuesen

Detaje të reja nga vrasja në Suharekë – Rrahman Hoti vrau Sylë Dakajn me armë me leje

Detaje të reja nga vrasja në Suharekë – Rrahman Hoti vrau Sylë Dakajn me armë me leje

Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

Kosova ndër 5 vendet më të sigurta në Evropë – Ekspertët: Raporti rrëzon propagandën serbe

Kosova ndër 5 vendet më të sigurta në Evropë – Ekspertët: Raporti rrëzon propagandën serbe

Shiroka-Pula takohet me anëtarët e Bordit të GERMIN, diskutojnë për rolin e diasporës

Shiroka-Pula takohet me anëtarët e Bordit të GERMIN, diskutojnë për rolin e diasporës

Ferati-Doli kërkon nënkryetarin shqiptar në Mitrovicën e Veriut, paralajmëron Kushtetuesen

Ferati-Doli kërkon nënkryetarin shqiptar në Mitrovicën e Veriut, paralajmëron Kushtetuesen

Detaje të reja nga vrasja në Suharekë – Rrahman Hoti vrau Sylë Dakajn me armë me leje

Detaje të reja nga vrasja në Suharekë – Rrahman Hoti vrau Sylë Dakajn me armë me leje

Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura në Kiev

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura në Kiev

Nagavci: Kuvendi miratoi në lexim të parë Buxhetin 2027 prej 4.27 miliardë eurosh

Nagavci: Kuvendi miratoi në lexim të parë Buxhetin 2027 prej 4.27 miliardë eurosh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën