TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura në Kiev

by teve1
15 minuta ago
0
A A
Sulmet ruse në Ukrainë vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura në Kiev

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa balistike ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, sipas zyrtarëve ukrainas.

“Raketat goditën infrastrukturën jetike në kryeqytet, përfshirë urat. U dëmtuan një objekt i sistemit të kullimit të ujërave, ndërtesa dhe objekte afariste. Gjashtë persona humbën jetën nga sulmi në Kiev. 15 të tjerë u plagosën”, tha kryeministri ukrainas, Serhiy Koretskiy, më 20 nëntor.

Ai shtoi se gjithsej tetë persona u vranë nga sulmet në Ukrainë dhe 28 të tjerë u plagosën.

Dy persona u vranë nga sulmet ruse në rajonin perëndimor të Lvivit, njoftoi administratori i këtij rajoni.

Koretskiy tha se në Harkiv, në lindje të vendit, ishte goditur një spital i urgjencës, ku katër persona u plagosën dhe u dëmtua një objekt ku kryhen rezonanca magnetike (MRI).

“U dëmtuan ndërmarrje në rajonet e Kievit, Mikolaivit, Odesës dhe Çernihivit, si dhe ndërtesa banimi në rajonet e Dnipropetrovskut, Lvivit, Vinitsës, Sumit dhe Çernihivit. U goditën edhe objekte energjetike”, tha ai.

Më herët, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se shtatë nga personat e plagosur në kryeqytet ishin dërguar në spital.

Të plagosurve të tjerë po u jepej ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e sulmit balistik ndaj kryeqytetit, është dëmtuar ura e Podilit. Qarkullimi nga bregu i djathtë në atë të majtë të lumit është aktualisht i bllokuar. Është dëmtuar edhe ura e Darnitskit”, shkroi Klitschko në Telegram më 20 nëntor.

Ai tha gjithashtu se ura Jugore, e cila ishte shënjestruar edhe më parë nga sulmet ruse, u godit sërish, por nuk specifikoi nëse kishte pësuar dëme.

“Si pasojë e goditjeve është dëmtuar edhe një objekt i infrastrukturës jetike”, shtoi ai më vonë, pa dhënë hollësi të tjera.

Pas sulmit, disa pjesë të Kievit mbetën pa energji elektrike.

Kompania energjetike DTEK njoftoi se në gjithë kryeqytetin po zbatoheshin ndërprerje emergjente të rrymës.

“Sulmi masiv ndaj kryeqytetit po vazhdon. Banorëve u bëhet thirrje të qëndrojnë në strehimore deri në njoftimin për përfundimin e rrezikut”, tha Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit në mëngjesin e 20 nëntorit.

“Duke pasur parasysh pasojat e sulmeve të armikut, veçanërisht dëmtimin e infrastrukturës së transportit dhe logjistikës, banorëve të Kievit u bëhet thirrje ta kufizojnë lëvizjen me automjete private nëpër qytet, për të lehtësuar pastrimin e zonave të goditura dhe ndërhyrjen e ekipeve emergjente”, thuhej në njoftim.

Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan për praninë e dronëve rusë mbi disa rajone të vendit dhe raportuan lëshimin e raketave, përfshirë në drejtim të Ukrainës perëndimore.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se kishte kryer sulmet, duke pretenduar se kishte shënjestruar objekte të industrisë ushtarake ukrainase, kapacitete për prodhimin e raketave dhe dronëve, depo të tyre, si dhe infrastrukturën energjetike dhe të transportit në Kiev dhe në gjashtë rajone të tjera.

Ministria nuk paraqiti menjëherë prova për të mbështetur pretendimet e saj.

Rusia e ka mohuar vazhdimisht se shënjestron qëllimisht civilët ose infrastrukturën civile, pavarësisht provave të shumta që dëshmojnë të kundërtën.

Sulmet ndaj Kievit vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua për sulme “shumë më të dhimbshme”, pas sulmit të Ukrainës në Urën e Krimesë në fillim të kësaj jave.

Nga ky sulm u shkatërrua e vetmja lidhje e drejtpërdrejtë rrugore mes Rusisë dhe gadishullit ukrainas të Krimesë, në Detin e Zi, të cilin Moska e pushtoi në vitin 2014.

Përveç rëndësisë strategjike, ura ka shërbyer edhe si simbol i kontrollit të Moskës mbi Krimenë, një rajon të cilit Putini është përpjekur t’i japë një rëndësi mitike, thuajse fetare, për Rusinë.

Sulmi me dronë dhe raketa balistike ruse ndaj Kievit dhe pjesëve të tjera të Ukrainës vjen gjithashtu një ditë pas një takimi historik mes presidentit amerikan, Donald Trump, liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në Shenzhen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Veprime të kundërligjshme gjatë protestës në Tiranë, procedohen 3 persona dhe vendosen 29 gjoba

Veprime të kundërligjshme gjatë protestës në Tiranë, procedohen 3 persona dhe vendosen 29 gjoba

Mali i Zi avancon drejt BE-së, mbyll dy kapituj të rinj dhe synon përfundimin e negociatave brenda vitit

Mali i Zi avancon drejt BE-së, mbyll dy kapituj të rinj dhe synon përfundimin e negociatave brenda vitit

Pas Bayraktarëve që bleu Kosova, Erdogan prezanton fuqinë e re ajrore të Turqisë

Pas Bayraktarëve që bleu Kosova, Erdogan prezanton fuqinë e re ajrore të Turqisë

Mediat në Serbi raportojnë për arrestimin e Milan Radoiçiq

​Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

Detaje të reja nga vrasja në Suharekë – Rrahman Hoti vrau Sylë Dakajn me armë me leje

Detaje të reja nga vrasja në Suharekë – Rrahman Hoti vrau Sylë Dakajn me armë me leje

Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

Drançolli intervistohet nga Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Rasti u diskutua sikur të tjerët

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura në Kiev

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin të paktën 8 persona, dëmtojnë ura në Kiev

Nagavci: Kuvendi miratoi në lexim të parë Buxhetin 2027 prej 4.27 miliardë eurosh

Nagavci: Kuvendi miratoi në lexim të parë Buxhetin 2027 prej 4.27 miliardë eurosh

Veprime të kundërligjshme gjatë protestës në Tiranë, procedohen 3 persona dhe vendosen 29 gjoba

Veprime të kundërligjshme gjatë protestës në Tiranë, procedohen 3 persona dhe vendosen 29 gjoba

Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

​Mungesa e mbledhjeve të rregullta po e pamundëson shqyrtimin e ankesave të qytetarëve

​Mungesa e mbledhjeve të rregullta po e pamundëson shqyrtimin e ankesave të qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën