tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Sveçla reagon pas kritikave të ndërkombëtarëve për veprimet e policisë në veri

tëvë1 nga tëvë1
26/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklarimeve të ndërkombëtarëve për situatën në veri, e të cilët kanë kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Twitter është shprehur se etiketimi i veprimeve të Policisë së Kosovës si të dhunshme është “ftesë për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA- së për të sulmuar Policinë e Kosovës.

“Etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacioneve të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA- së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe të parandalohet humbja e jetës së njerëzve.

“Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi. Çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal. Zgjedhja e ekuilibruar e fjalëve në këtë situatë është thelbësore. Keqinterpretimi i realitetit mund të rezultojë në kosto njerëzore”, ka shkruar Sveçla, përcjell teve1.info

Departamenti Amerikan, BE  e vendet e QUINT-it  dhe KFOR-i kanë reaguar ndaj veprimeve të Policisë së Kosovë në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, të cilët kanë larguar  disa qytetarë serbë të cilit kishin bllokuar zyrat komunale dhe kishin vendosur barrikada në rrugë.

Veprimi i tyre ka ardhur pas betimit të kryetarëve të zgjedhur të cilët sot kishin dal për ta filluar punën në objektet e komunave./teve1.info/

 

Të ngjashëm

LAJMET

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
LAJMET

Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

08/06/2023
LAJMET

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023
RAJONI/BOTA

Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

08/06/2023
LAJMET

Drafti i Ramës për Asociacionin, Hyseni: I ka tejkaluar kompetencat pak

08/06/2023
LAJMET

Hyseni thotë se punën e kryetarit mundesh me ushtru vetëm në objektin e komunës

08/06/2023

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
0

Reshjet e shumta të shiut sot kanë bërë që në disa pjesë të kryeqytetit të shkaktohen vërshime. Si pasojë e...

Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

08/06/2023
0

Një zjarr ka shpërthyer në Tregun Gjelbër në Prishtinë rreth orës 22:00. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së...

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023
0

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se të gjitha të dhënat që janë raportuar për inventarin në vlerë të...

Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

08/06/2023
0

Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.