tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

DASh: Veprimet në veri do kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën

teve1 nga teve1
26/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, thuhet se këto veprime janë ndërmarrë kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, nga Departamenti Amerikan i Shtetit është thënë se do të ketë pasoja për marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”.

Ndërkaq, i është bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që ndezë tensionet dhe nxitë konflikt.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”.

Pas përshkallëzimit të situatës në veri, ShBA ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për masa të dhunshme në veri. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se këto aksione të Qeverisë së Kosovës po përshkallëzojnë situatën në veri. Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale në veri janë legjitime. /teve1.info/

 

 

Tags: DASHpërshkallëzimi në veri

Të ngjashëm

LAJMET

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
RAJONI/BOTA

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
RAJONI/BOTA

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
RAJONI/BOTA

24-vjeçari mbyt nënën e tij në Përmet

03/06/2023
LAJMET

Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para

03/06/2023
LAJMET

Vera “hallakatë” zyrën e Kurtit

03/06/2023

Pushimi i natës ju ndihmon të fokusoheni dhe mbani mend

03/06/2023
0

Ne të gjithë e dimë se gjumi ju ndihmon në fokusin dhe shëndetin tuaj. Por a e keni ditur arsyen?...

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
0

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,...

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
0

Një turiste polake ka vdekur pasi është rrëzuar aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit. Siç njofton...

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
0

Një aksident i rëndë është shënuar në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku dy mjete janë përplasur me...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.