TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Suedia gati për finalen

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Suedia gati për finalen

Suedia luan të martën mbrëma finalen e kampionatit Europian për femra ndaj Anglisë. Këto të fundit janë në shtëpinë e tyre dhe do të kërkojnë lavdinë, atë që nuk e arritën djemtë një vit më parë ndaj Italisë.

Megjithatë, Suedia do të kërkojë të prishë planet dhe pavarësisht se nuk kuotohet si një favorite sërish mbetet kombëtarja me renditjen më të mirë botërore të eventit.

Vajzat nordike udhëhiqen nga shqiptarja Kosovare Asllani e cila së fundmi ka firmosur me Milanin. Para finales Suedia ka marrë vëmendje të madhe nga ana e mediave ndërsa nuk ka shpëtuar edhe detaje mbi prejardhjen e Kosovares.

Në shtypin britanik theksohet se Asllani është bijë e prindërve emigrant nga Shqipëria ndërsa sjellin në vëmendje edhe një shqiponjë që ajo ka tatuazh në këmbë. Ndërsa, rikujtohet edhe një deklaratë të futbollistes e cila thekson se ndjehet shqipëtare.

“Kam lindur në Suedi, por jam shumë krenare për prejardhjen time. Prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë, ndaj unë jam edhe shqipëtare edhe suedeze. Jam rritur në një familje ku dëgjonim këngë shqipëtare dhe unë i adhurojë ato. Nuk jemi një vend i keq”, shprehej në të kaluarën Asllani.

Sakaq, në organikën e suedezeve bie në sy edhe prezenca e Magdalena Eriksson e cila është e lidhur me një tjetër futbolliste, Pernille Harder që aktivizohet me kombëtaren e Danimarkës.

Çifti u bë i famshëm në vitin 2019 kur dhuruan një puthje para kamerave në Botërorin e Francë. Megjithatë, Eriksson gjithnjë ka theksuar se puthjen nuk e ka bërë prej kamerave ndërsa shton se nuk pretendon të jetë një model për njerëzit, e po ashtu kërkon të mos kthehet edhe në një figurë të grupimit LGBT.

Ndërkaq, një tjetër element që i jep besim Suedisë për triumfin në finale është Fridolina Rolfo, sulmuesja që aktivizohet me Barcelonën edhe pse në katër ndeshje të Europianit ka shënuar vetëm një gol.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Foda bën publike listën e “Dardanëve”, fton emra të rinj

Foda bën publike listën e “Dardanëve”, fton emra të rinj

Maran synon rezultate pozitive në debutim

Selektori Maran do vendin e parë në grup

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova “projektohet” startues kundër Fiorentinas

Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare

Shqipëria publikon listën për ndeshjet vendimtare

Punëtorët e KEK-ut caktojnë protestë, pakënaqësi me paga

Punëtorët e KEK-ut caktojnë protestë, pakënaqësi me paga

Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

Suedia ndalon ChatGPT dhe Claude në kompjuterët e punës të administratës shtetërore

Gërvalla: E ardhmja evropiane e Kosovës është e pandashme nga drejtësia e fortë

Gërvalla: E ardhmja evropiane e Kosovës është e pandashme nga drejtësia e fortë

Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

Kurti: Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe

Mungesa e uniformave në Polici, Kurti: Buxheti është rritur vazhdimisht, kurrë s’ka pasur më shumë kujdes shtetëror

Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

Trump firmos urdhrin ekzekutiv për shpalljen e Zyrës Ovale monument kombëtar

Trump firmos urdhrin ekzekutiv për shpalljen e Zyrës Ovale monument kombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën