TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spiropali reagon pas paralajmërimit të Ramës në Grupin e PS: Më përjashto

by teve1
4 javë ago
0
A A
Spiropali reagon pas paralajmërimit të Ramës në Grupin e PS: Më përjashto

Një ditë pas debatit me kryeministrin Edi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist dhe kabinetit qeveritar, Elisa Spiropali ka bërë një tjetër reagim në faqen e saj në Facebook.

Pasi Rama ia quajti reagimin e parë “një çarçaf”, ish-ministrja e Jashtme e nis reagimin e saj me titullin “më përjashto”.

Ajo thotë se nuk e ka sulmuar partinë, por ka kritikuar modelin “që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste”.

Kritikat e Elisa Spiropalit kanë nisur të artikulohen publikisht pak ditë pasi ajo u shkarkua nga detyra e Ministres së Jashtme.

Deri në momentin që ka mbajtur postet e rëndësishme të kryetares së Parlamentit dhe kreut të diplomacisë shqiptare, këto problematika nuk janë diskutuar, qoftë edhe në mbledhjet me dyer të mbyllura.

“Më përjashto! Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik. Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi. Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas. Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim. Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto. Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron. Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste. Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik. Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen. Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim. Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike.

Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto. Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto. Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto.

Nëse të mendosh se pushteti duhet të njohë vetkufizim, dhe nuk duhet të njësohet me strukturat që e rrethojnë, qenka herezi e papranueshme, më përjashto. Nuk po mbroj një pozicion. Aq më pak një kolltuk. Kryetarllëkun dhe ministërllëkun nuk ma ka lënë gjyshi apo gjyshja. Po mbroj një parim.

Në politikë mospajtimi nuk është thyerje e besnikërisë. Mospajtimi është forma më e lartë e besnikërisë. Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat. Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po kërkohet nënshtrim.

Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto.

Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër të saj. Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika. Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi? Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim? Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim?

Këto nuk janë pyetje për fatin tim, të cilin e bëj vetë pa ndihmën e askujt. Janë pyetje për mënyrën si qeveriset.
Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës. Një formacion politik ku askush nuk kundërshton, nuk është i fortë. Është i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi.

Heshtja politike ka qenë gjithmonë paralajmërim i së keqes. Jo rrallë, nuk tremb forca reale e kundërshtarit. Tremb jehona që i bëhet frikës. Shumë struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga përfytyrimi i rrejshëm që të tjerët kanë për forcën e tyre, për mekanizma që mbijetojnë nga frika që prodhojnë. Nëse nuk dakordësohemi as për kaq, më përjashto. Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto”, shkruan Spiropali./Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq: Mund të jap dorëheqjen së shpejti

Vuçiq: Mund të jap dorëheqjen së shpejti

Protestat antiqeveritare në Beograd eskalojnë në dhunë

Protestat antiqeveritare në Beograd eskalojnë në dhunë

Rusia përdor raketën hipersonike Oreshnik në sulmin masiv ndaj Kievit

Rusia përdor raketën hipersonike Oreshnik në sulmin masiv ndaj Kievit

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell gjatë javës, temperatura më e lartë 29 gradë

Kurti: Synimi është ta planifikojmë edhe rrogën e 14-të

Kurti: Synimi është ta planifikojmë edhe rrogën e 14-të

“Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë

“Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Pensionimi i parakohshëm i policisë, kërkohet sa më parë jetësimi i projektligjit: E rinon Policinë

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

“Teknikë që mbledh vota, por lë pasoja në shoqëri” – Partitë ashpërsojnë diskursin në kohë fushatë

Fernandes thyen rekordin historik të asistimeve brenda një sezoni në Premier Ligë

Fernandes thyen rekordin historik të asistimeve brenda një sezoni në Premier Ligë

Vuçiq: Mund të jap dorëheqjen së shpejti

Vuçiq: Mund të jap dorëheqjen së shpejti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën