TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

by teve1
10 muaj ago
2
A A
Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu i ka cilësuar si “vjedhje industriale” dyshimet për manipulimin e votave brenda partive politike në Kosovë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Spahiu ka thënë se procesi i rinumërimit të plotë të votave do ta nxjerrë në pah, sipas tij, “maskarallëkun” që ka ndodhur gjatë numërimit.

Ai theksoi se Prokuroria duhet të vendosë kritere të qarta për të dalluar gabimet e rastësishme nga manipulimet e qëllimshme.

Sipas Spahiut, një numër i vogël gabimesh mund të konsiderohet i paqëllimshëm, por kur bëhet fjalë për qindra apo mijëra vota, atëherë kemi të bëjmë me vjedhje të organizuar.

“Kur flasim për qindra apo mijëra vota, është natyrisht vjedhje industriale. Duhet të ketë masa edhe ndaj kandidatëve, sepse kjo nuk mund të ndodhë në mënyrë të paorganizuar. Askush nuk rrezikon pesë vjet burg vetëm për simpati ndaj një deputeti”, ka deklaruar  Spahiu.

Ai shtoi se rinumërimi i votave është i domosdoshëm dhe se Prokuroria duhet të veprojë pa vonesë, në mënyrë që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor.

“Është mirë që kjo çështje të zbardhet njëherë e përgjithmonë, që të shërohet kjo plagë dhe të kemi zgjedhje me integritet”, ka përfunduar Spahiu.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna.

Po ashtu është vendosur që të shkarkohet përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, janë vërejtur dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.

Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë.

Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kosumi: Ideja e vëllazërim-bashkimit ka ekzistuar vetëm te kokat e të verbërve në ish-Jugosllavi

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën