TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Skulptori përkrahë idenë e LDK-së për vendosjen e shtatores së Leotrimit në oborrin e Kuvendit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Skulptori përkrahë idenë e LDK-së për vendosjen e shtatores së Leotrimit në oborrin e Kuvendit

Skultori – Sadri Behramaj, i cili e finalizoi skulpturën e Leotrimit, e përkrahë idenë që edhe një skulpturë e tij të vendoset në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Behramaj është i gatshëm që të punojë skulptura edhe të fëmijëve të tjerë të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“E përkrahi idenë, është shumë e mirë si iniciativë dhe dua të Leotrimi të jetë edhe para Kuvendit të Kosovës dhe të rrëfejë për historinë e vetë se si i ka ndodhur. Por, jo vetëm për historinë e Leotrimit po edhe të 1 mijë e 432 fëmijëve të tjerë që kanë rënë gjatë luftës. Unë jam i gatshëm plotësisht që ta punoj edhe një herë Leotrimin, jo vetëm në oborrin e  Kuvendit të Kosovës po në çdo venë ku dëshmohet historia e vërtetë e Leotrimit dhe shumë Leotrimave të tjerë në Kosovë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Behramaj, i cili me paratë nga buxheti familjar e realizoi skulpturën e Leotrimit, thotë se punimi i saj i merr kohë vetëm një muaj e gjysmë.

“Jam i gatshëm në çdo vend që kërkohet ta punoj dhe ta dërgoj, sepse Leotrimi përfaqëson një histori shumë të dhimbshme dhe dua që të mos harrohet historia dhe të ruhet e t’i kujtohet të gjithëve se çfarë ka ndodhur me Leotrimin dhe me shumë fëmijë të tjerë në Kosovë. Mua më merr kohë vetëm një muaj e gjysmë, derisa ta finalizoj”, deklaroi Behramaj.

Ai ka bërë të ditur se i ka bërë kërkesë edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që Leotrimin ta dërgojë edhe në Tiranë, ku edhe atje ta tregojë historinë për gjeneratat e tij.

“Tirana ka hapësira të mjaftueshme dhe kudo që ta vendosin për mua është në rregull, në ndonjë vend sidomos ku frekuentohet prej njerëzve dhe shihet më mirë”, deklaroi skulptori.

Gjatë ditës së sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kërkesë zyrtare për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe më 1998, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Kërkesën për vendosjen e shtatores së Leotrimit e ka dorëzuar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

7-vjeçari gjatë luftës u plagos në oborrin e shtëpisë së tij në Rezallë të Skenderajt, ndërsa ndërroi jetë në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit.

8 muaj pas vrasjes së Leotrimit, në vijën e parë të frontit të luftës, heroikisht ra edhe babai i tij, komandant Malush Ahmeti./teve1.info/

Tags: LDKSadri BehramajSkulptura e Leotrimit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Radojiçiq dhe Veselinoviq raportohet se ikën nga Serbia, Moska strehë e re

Radojiçiq dhe Veselinoviq raportohet se ikën nga Serbia, Moska strehë e re

Tentim-Vrasja në “Bon Vivant “ – u arrestua në Spanjë, u ekstradua në Kosovë – por avokatja thotë se Dukagjin Lekaj u paraqit me vullnetin e tij

Tentim-Vrasja në “Bon Vivant “ – u arrestua në Spanjë, u ekstradua në Kosovë – por avokatja thotë se Dukagjin Lekaj u paraqit me vullnetin e tij

“Djalit iu përkeqësua gjendja me alergji” – Prindërit në hall nga papastërtia e shkollave në Prishtinë

“Djalit iu përkeqësua gjendja me alergji” – Prindërit në hall nga papastërtia e shkollave në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Zveçan, dyshohet për vjedhje të parave

Gjen 264 euro në rrugë në Ferizaj, qytetari i dorëzon në Polici

Rrëzohet një avion i vogël në Gjermani, humbin jetën dy persona

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Humb jetën 22-vjeçari në Gjonaj të Prizrenit, ra nga lartësia me motor

Sveçla: Uniforma s’është simbol i pushtetit, por i përgjegjësisë ndaj qytetarëve

Sveçla: Uniforma s’është simbol i pushtetit, por i përgjegjësisë ndaj qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën