TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria e sulmon Serbinë me Brojën, ky është formacioni i Sylvinhos

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Shqipëria e sulmon Serbinë me Brojën, ky është formacioni i Sylvinhos

Seanca e djeshme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në ditët e kaluara, në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit është rishfaqur Rei Manaj.

Futbollisti ka kaluar një situatë gripale në ditët e kaluar dhe stafi mjekësor e kishte lënë pushim futbollistin, që të mos përkeqësohej gjendja e tij. Për më tepër, një natë më parë Manaj kishte shkuar edhe për vizitë më të specializuar në një qendër spitalore në kryeqytet. Por në seancën e djeshme të pasdites, Manaj është bashkuar rregullisht me skuadrën, duke zhvilluar ushtrimet, sinjal i qartë se do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për duelin e nesërm dhe kandidat për një vend mes titullarëve, pavarësisht se ka mbetur pak mbrapa me përgatitjet.

Dy dilema janë për Silvinjon në ndeshjen me Serbinë nesër në mbrëmje. T’i besojë nga fillimi Arbër Hoxhës në krah dhe Nedim Bajramit mbrapa sulmuesve në vendin e Laçit, apo ky i fundit të luajë nga minuta e parë dhe Nedimi të spostohet në krah. Ajo që ka provuar trajneri brazilian ditën e fundit, ishte varianti i parë, por deri nesër gjithçka mund të ndodhë.

Sa i përket sulmit, pritet që Broja të jetë nga fillimi dhe Asani në krahun tjetër. Më mbrapa, Asllani dhe Ramadani, me këtë të fundit që e ka fituar balotazhin me Shehun.

Ndërkohë në mbrojtje, nëse Mitaj, Gjimshiti dhe Balliu kanë shanse më shumë për të qenë titullarë, një vend në mbrojtje do të ndahet mes Ajetit, Kumbullës dhe Ismajlit. Nuk dihet nëse Silvinjo do t’i besojë eksperiencës së Ajetit, shtatlartësisë së Kumbullës apo agresivitetit të Ismajlit. Në portë do të jetë Strakosha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Unai Simon portieri më i mirë

Unai Simon portieri më i mirë

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën