TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkolla në Viti e nisur para 5 vjetësh, por ende e papërfunduar

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shkolla në Viti e nisur para 5 vjetësh, por ende e papërfunduar

Eskavatori gjendet aty. Po ashtu edhe materialet e tjera për ndërtim. Megjithatë, askush nuk po kryen punë me to.

Ndonëse janë bërë pesë vite e gjysmë qëkur u vu gurthemeli, punimet për shkollën fillore në Pozheran të Vitisë ende nuk kanë përfunduar.

Tri vjet më parë tërmeti me epiqendër në Shqipëri kishte demoluar edhe shkollën e vjetër. Kësisoj, nxënësit e ciklit të ulët u detyruan ta zhvillojnë mësimin në shkollën e mesme.

Mësimi tash aty mbahet me pesë ndërrime e ora mësimore zgjat 20 minuta.

Për këtë nuk janë të kënaqur nxënësit e ciklit të mesëm të lartë.

“Klasa kemi mbajt mësim me orar 20 minutësh, ka qenë shumë e vështirë se ka qenë e pamundur me u fokusua në mësimxënie”, thotë nxënësja Kaltrina Korrani.

“Gjatë këtyre tri viteve që na kemi mbajt mësim në shkollën ‘Kongresi i Manastirit’ ka qenë shumë e vështirë se ka qenë vetëm 20 minuta ora dhe nuk ka qenë mundësia që mësimi me u mbajt në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë Danush Shaqiri, nxënës.

Për drejtoreshën e shkollës, dinamika e punimeve deri më tani tregon se shkolla nuk do të jetë e gatshme as për në shtator.

“Me 20 minuta orën mësimore mësimdhënësit nuk mund të realizojnë objektivat e tyre mësimore të parapara sipas Kurrikulës së Re, nuk mund të përdoren teknika dhe metoda të reja të mësimdhënies të cilat mundësojnë që nxënësit të arrijnë rezultate të mira në mësimnxënie. Sipas dinamikës së punimeve të punëkryesit nuk duket se objekti do të jetë i gatshëm për shtator.

Por kolegu i saj nga shkolla e mesme, Mufail Halabaku paralajmëron masa nëse nuk përfundojnë punimet e shkollës deri më 1 shtator”, u shpreh Drita Pira, drejtoreshë e shkollës fillore “Halil Dema”.

“Si këshill i arsimtarëve të shkollës kemi dalë me njëfarë qëndrimi që fillimisht më 1 shtator shkolla e mesme e lartë mikse do të fillojë me 45 minuta orë mësimore që i bie se nxënësit e shkollës fillore duhet të gjejnë një zgjidhje tjetër, dikund tjetër”, tha Mufail Halabaku, drejtor i shkollës mikse “Kongresi i Manastirit”.

Se dinamika e punimeve është ngadalësuar e që shkolla nuk pritet të jetë e gatshme për në shtator e thotë edhe kryetari i Komunës, Sokol Haliti. Megjithatë ai fajin e hedh te niveli qendror.

“Është krejtësisht adresa e qartë. Është ministria ajo që po e ka financuar dhe po e mbikëqyr. Komuna natyrisht ka qenë kërkuese po pa kompetenca mbikëqyrëse e as financuese”, thotë Haliti.
Televizioni që nga e mërkura i ka dërguar pyetje investitorit të shkollës, Ministrisë së Brendshme dhe Administratës Publike se kur do të përfundohet projekti, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e kronikës.

Mbi 1 mijë nxënës e zhvillojnë mësimin në shkollën mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozheran të Vitisë. Prej tyre, 462 janë të ciklit të mesëm të ulët.

Kronika e realizuar nga gazetari Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Maloku: BE u tregua e matur për urën e Ibrit, Kurti bëri mirë që nuk i dha pompozitet

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Sekuestrimi i armëve në veri, Çollaku: Informacione valide dhanë edhe qytetarë serbë

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

“InfoNata” 20.08.2026

“InfoNata” 20.08.2026

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Drita barazon me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Smajljaj: Bisedimet pa marrëveshje për presidentin, fundi politik i Abdixhikut në krye të LDK-së

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën