TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Parkingu pranë QKUK bëhet me pagesë

Parkingu në afërsi të QKUK-së, që deri më tani është shfrytëzuar nga qytetarët pa pagesë, nga kjo javë nuk do të jetë më i tillë. Tani, në dy orët e para parkingu do të jetë falas, nga ora e tretë do paguhet 1 euro, bileta ditore 7 euro e gjysme, ndërsa vjetorja 600 euro.

by Fëllënza Krasniqi
7 minuta ago
0 0
A A

Për vite me radhë shërbeu si parking pa pagesë.

Por, nga kjo javë, parkingu më i njohur i kryeqytetit, nuk është më i tillë.

Kjo pjesë e objektit në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  tashmë do të funksionojë  me tarifa të përcaktuara për veturat.

Për këtë në hyrje të tij, janë vendosur edhe laurat si dhe çmimorja.

Në fazën testuese, dy orët e para të parkingut janë pa pagesë.

Ndërkohë, çdo orë pas kësaj, tarifohet me nga një euro.

E ky ndryshim, duket se është mirëpritur nga qytetarët.

“Po më duket shumë më mirë kështu se më herët vishim këtu e nuk gjenim vend. Kështu tani e gjejmë vendin e bëjmë pagesën edhe dy orët që qenë pa pagesë. E  jo me e lanë veturën gjithë ditën këtu e me shkuar në vendet e tjera. Unë mendoj që kjo është në rregull”, thotë Ajet Mustafa-qytetar.

“Është normale, çdo shërbim duhet me u pagua, në rregull është çdo gjë. Nuk më ra me pagua se qëndrova vetëm dy orë dhe dy orë janë të para të lira e pastaj me pagesë”, shprehet një tjetër qytetar.

E bileta ditore e parkingut, tani kushton 7 euro e gjysmë, ajo mujore 60 euro, kurse vjetorja 600 euro.

“Nuk më erdh e befasishme se deri tani ka qenë pa pagesë, edhe prapë dy orët e para ishin pa pagesë për mendimin tim është shumë normal, kushdo me hi me pagua mas dy orëve një euro nuk është shumë. Për 24 orë duhet me pas një limit pak më ndryshe me bo një marrëveshje se besoj që kjo pastaj bëhet e papërballueshme çdo ditë me lanë”, thotë qytetarja Remzi Gashi.

E ndonëse deri më tani ky parking më së shumti u shfrytëzua nga qytetarët të cilët i marrin shërbimet mjekësore në spital, nga QKUK thonë se nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë objekt.

“Dëshirojmë të theksojmë se Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) nuk ka asnjë përgjegjësi, kompetencë apo përfshirje në menaxhimin dhe operimin e parkingut në afërsi të Interex-it. Ky parking nuk është pronë dhe as parking i menaxhuar nga QKUK-ja. Rrjedhimisht,QKUK-ja nuk është autoriteti që përcakton tarifat e parkingut dhe nuk vendos për ndryshimin e çmimeve në këtë zonë. Andaj pyetjet duhet adresuar tek personat kompetent”, thuhet nga QKUK.

Të njëjtën përgjigje televizionit i kanë kthyer të enjten edhe nga Komuna e Prishtinës.

Ndërkohë, për caktimin e tarifave të parkingut dhe detaje të tjera, Tëvë1 ka pyetur edhe në këtë Qendër Tregtare, por të njëjtit nuk ishin të qasshëm gjatë ditës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova vendi i pestë më i sigurt në Evropë, pas lë Islandën, Zvicrën, Lituanin e Norvegjinë

Kosova vendi i pestë më i sigurt në Evropë, pas lë Islandën, Zvicrën, Lituanin e Norvegjinë

Vizita e Jakup Krasniqit, nuk lejohet askush përveç familjes të takohet me të

Vizita e Jakup Krasniqit, nuk lejohet askush përveç familjes të takohet me të

Detaje nga vrasja në Suharekë, dyshohet se parapriu një konflikt për parkingun

Dosja e prokurorisë për vrasjen në Suharekë: Hoti vrau Dakajn me disa plumba

Rrëfimi i Isni Kilajt për ndarjen e qelisë me krerët e UÇK-së: I pamë edhe Stanishiqin e Mladiqin

Rrëfimi i Isni Kilajt për ndarjen e qelisë me krerët e UÇK-së: I pamë edhe Stanishiqin e Mladiqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën