tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Shkodra i vlerëson pozitive aksionet e Policisë së Kosovës në veri

teve1 nga teve1
08/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, i sheh pozitive aksionet e Policisë së Kosovës në veri të vendit sa i përket konfiskimit të armëve bashkë me prezencë të KFOR-it.

Shkodra, thotë se Policia e Kosovës ka qenë transparente gjatë kohës kur ka operuar në veri të Kosovës.

“Nga transparenca nuk duhet të ketë frikë askush, Policia e Kosovës ka qenë transparente gjatë gjithë kohës që ka operuar në veri të Kosovës. Mendoj që asistenca e KFOR-it dhe e Policisë së EULEX-it atje dhe aksionet e tilla veçanërisht kur kemi të bëjmë me konfiskimin e një numri të madh të arsenalit të armëve, mendoj që tregon se këtyre mekanizmave se kemi të bëjmë me një rajon ku organizohet qysh nga organizatat terroriste deri tek grupet e ndryshme mafioze që kanë vetëm një qellim destabilizimin e vazhdueshëm të asaj pjese”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Shkodra, sheh reduktim të kontrabandës dhe kriminalitetit në veri, duke thënë se statistikat në luftimin e këtyre dukurive janë rritur.

“Policia e Kosovës ka kryer kontrolle sistematike atje (në veri) kohëve të fundit dhe ka pasur një situatë, e cila i ka bërë që të ndërmarrin aksione të vazhdueshme. Kuptohet që ndryshimi i gjendjes në terren është në favor të sigurisë së asaj pjese atje dhe besoj që edhe statistikat në luftimin e këtyre dukurive janë të rritura, për shkak se ka qenë një gjendje mobile e gjithë Policisë së Kosovës, fokusi ka qenë aty duke përfshirë edhe Njësitë Speciale dhe kem disa instalime të stacioneve policorë në pika kyçe që kanë qenë në të kaluarën e janë shfrytëzuar për kontrabandim të mallrave dhe gjësendeve të tjera”, shtoi ai./teve1.info/

Tags: KFORPolicia e KosovesSelam Shkodra

Borrell bën thirrje për rivendosje të qetësisë dhe stabilitetit

24/09/2023

Sveçla: Sulmuesit e Policisë janë rusë dhe serbë

24/09/2023

​Përfundon aksioni i policisë në Manastir të Banjskës

24/09/2023

20 minuta për Rashicën në fitoren e Besikitashit

24/09/2023

Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

24/09/2023

Krasniqi viziton policin e plagosur: Mirënjohje e falënderim për pjesëtarët e policisë tonë

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.