TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Shfaqje e shëmtuar”, Minxhozi: Sulmet në veri të marrin fund

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​“Shfaqje e shëmtuar”, Minxhozi: Sulmet në veri të marrin fund

Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës është një “shfaqje e shëmtuar që ka lënë shije të hidhur kudo në botë”, thotë ish-ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Sipas tij, histori të tilla duhet të marrin fund dhe përgjegjësit duhet të vendosen para drejtësisë.

Një shpërthim më 29 nëntor dëmtoi kanalin e ujit të Ibër Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, në veri Kosovës.

Autoritetet e vendit e konsideruan sulm terrorist të orkestruar nga bandat kriminale që mbështeten prej Beogradit zyrtar.

“Janë një faqe e errët, janë histori që duhet të marrin fund një herë e përgjithmonë, sepse kemi të bëjmë jo thjesht me cenim të marrëdhënieve që komuniteti ndërkombëtar mundohet të krijojë midis Kosovës dhe Serbisë, por kanë të bëjnë me gjëra më vitale të njeriut, siç janë uji, drita e me radhë. Është një shfaqje shumë e shëmtuar e cila ka lënë shije shumë të hidhur jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, po kudo në botë”, thotë Minxhozi për KP.

Ndër të tjera ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë flet edhe për marrëdhëniet zyrtare Prishtinë-Tiranë për të cilat vlerëson se kanë vend për përmirësim.

Kosova dhe Shqipëria kanë mbajtur javën e kaluar mbledhjen e përbashkët parlamentare ku është theksuar rëndësia e bashkëpunimit në rrugën evropiane.

Por, dy vendet kanë stagnuar sa i përket mbledhjeve ndërqeveritare.

Mbledhja e fundit e dy qeverive ishte paraparë të mbahet në qershor të vitit 2023 por ishte anuluar pas mospajtimeve në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

“Janë raporte midis vëllezërish, të cilat avancohen nga dita në ditë, pavarësisht të një pengese që shfaqet aty-këtu, po do të thosha që marrëdhëniet janë shumë të mira, bashkërendimi institucional midis Shqipërisë dhe Kosovës gjithashtu në fushën e ekonomisë, të bujqësisë, të të gjitha aspekteve…Unë e shikoj ecjen në mënyrë progresive, por gjithsesi ka vend e ka hapësirë për të bërë më mirë me përpjekje të dy anshme”, thotë ai.

Minxhozi thotë se Shqipëria duhet ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike. Ai thotë se Kosova duhet të jetë sa më parë anëtare e NATO-s.

“Po nuk mbështetëm Kosovën, ne nuk kemi mbështetur veten tonë. Kosova dhe Shqipëria janë një dhe Kosova në NATO sa më parë do jetë një kënaqësi shumë e madhe, jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë hapësirën shqiptare kudo në botë”, thotë Minxhozi.

Kosova synon fillimisht të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe – program i NATO-s që ka për qëllim të krijojë besim në mes shteteve të kësaj aleance dhe të tjerave në Evropë.

Anëtarësimi në PfP konsiderohet parakusht për t’u bërë pjesë e aleancës veri-atlantike. Prezenca e NATO-s në Kosovë aktualisht është përmes misionit të saj, KFOR

Tags: Qemal MinxhoziShqiperiaVaragë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Kosova mundet me një pikë nga Malta, luan për vendin e tretë

Kosova mundet me një pikë nga Malta, luan për vendin e tretë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën