TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët e mirëpresin hapjen e rrugës A në Prishtinë

Pas më shumë se tre vjetësh punime, një pjesë e rrugës A në Prishtinë është hapur për qarkullim. Ky segment 1.5 kilometrash është mirëpritur nga qytetarët të cilët thonë se ka lehtësuar komunikacionin.

by Adea Mustafaj
5 minuta ago
0 0
A A

Është rrethrrotullimi i cili që lidh rrugën B me rrugën A.

E nga kjo e enjte vozitësit mund të qarkullonin edhe përmes rrugës A.

Kjo pasi i segmeti i parë, 1.5 kilometra është hapur për qarkullim.

E lëshimi i kësaj rruge u mirëprit nga qytetarët.

“Rrugë që nuk e gjen as në perëndim, nuk ka rrugë më të mirë. E përshëndes dhe e uroj kryetarin e Komunës së Prishtinës që e ka marrë këtë iniciativë dhe na ka zgjidh një problem mjaft të madh”, tha Bali Haradinaj-qytetar.

“Shumë mirë, na ka lehtësu komunikacionin neve si shofera… Po shumë se kemi hi ngushticave” , u shpreh njw tjetër qytetar.

Përgatitjet për këtë projekt nisën në shkurt të vitit 2022.

Atë kohë ishte paraparë të përfundonte brenda 240 ditësh.
Por, sipas drejtoreshës për Investime Kapitale, Zyhrije Pllana, punime zgjatë tre vite si pasojë e sfidave të projektit.

“Kjo rrugë është shumë e rëndësishme për qytetarët e Prishtinës për arsye se e lidh Prishtinën e Re, Matin 1, Lagjen e Spitalit dhe të gjithë qytetarët që e frekuentojnë…Po projekti ka qenë e paraparë të realizohet për 240 ditë, mirëpo për shkak të sfidave, problemeve që i kemi hasur gjatë realizimit të tij”, tha ajo.

Ndërsa pjesa tjetër e segmentit, sipas Pllanës është në fazën e tenderimit.

“Ka qenë një nga projektet me investim kapital e kryetarit Rama që është dashtë me patjetër për t’u bërë transformimi i Prishtinës dhe pritet që në vitet e ardhshme komplet rruga A të realizohet në të gjitha pjesët si nga Kalabria, nga Zllatari që do ta ketë një gjatësi rreth 6 kilometra”, u shpreh Pllana.

Hapja e kësaj rruge u pa si hap pozitiv edhe nga opozita.

“Çdo projekt zhvillimor në Kryeqytet, e mirëpresim. Çdo investim në infrastrukturen rrugore është i mirëseardhur. Edhe pse bëhet fjalë për një segment të rrugës, jo për komplet projektin e rrugës A, e vlerësojmë hap pozitiv. Zgjatja e punimeve ka ndodhur kryesisht për arsye të problemeve financiare që i ka Komuna e Prishtinës, si rezultat i keqemanxhimit financiar që është konstatuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditorit por edhe nga kontestet gjyqësore në mes të operatoreve ekonomik private që kanë qenë pjesë e garës për t’u zgjedhur kompania fituese. Secila vonesë ka pasoja në përditshmërinë e qytetareve dhe mobilitetin në kryeqytet, por megjithatë më mire vonë se kurrë”, tha Gëzim Sveçla.

Ky segmenti i rrugës A ka kushtuar rreth 9 milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR-i zhvillon takim në Prishtinë me pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë

KFOR-i zhvillon takim në Prishtinë me pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë

“16 mijë fleta të formatit A5 për UÇK-në”-projekti i nxënësve në Ferizaj

“16 mijë fleta të formatit A5 për UÇK-në”-projekti i nxënësve në Ferizaj

Qorrolli: Ligji i ri për Specialen iniciativë e PDK-së, ende nuk e kemi pranuar

Qorrolli: Ligji i ri për Specialen iniciativë e PDK-së, ende nuk e kemi pranuar

Ekskluzive: Qeveria heq dorë, Bashkim Jasharit s’do ti vazhdohet mandati, ja kush pritet t’a zë vendin e tij

“Këndi i Debatit” 26.11.2026

Nura për Ligjin e ri të Speciales: Janë ndryshuar dy pika, në thelb mbetet i njëjti

Nura për Ligjin e ri të Speciales: Janë ndryshuar dy pika, në thelb mbetet i njëjti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën