TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shënohet 30-vjetori i organizimit të mësimit në shtëpi-shkolla

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shënohet 30-vjetori i organizimit të mësimit në shtëpi-shkolla

Kështu u tha me rastin e shënimit të 30-vjetorit të organizimit të mësimit në shtëpi-shkolla sot nga Komuna e Prishtinës, ku u përkujtuan edhe një herë sfidat e popullit shqiptar në përballje me ish-regjimin serb.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama falënderoi familjet e këtyre shtëpive për kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë përkundër rreziqeve që u kanoseshin. Ai tha se këto shtëpi-shkolla shërbyen në të njëjtën kohë si vatra të dijes dhe si dritare të shpresës për lirinë dhe pavarësimin e vendit tonë.

“Ndodhemi sot këtu për të shënuar këtë 30-vjetorin kur të kushtëzuar nga represioni i shtetit jugosllav filluan të operonin ato që ne i quajtëm shtëpi- shkolla që njerëz atdhedashës i vunë në shërbim të shkollimit të brezave në kohë pushtimit dhe në shërbim të mirës gjithë popullore. Shtëpitë-shkolla luajtën rol jashtëzakonisht të madh, jo vetëm për të mbajtur gjallë arsimin shqip, të cilin regjimi pushtues i kohës mbylli dhe i ndaloi, por edhe për ta përforcuar rezistencën kundër okupimit. Kështu këto shtëpi-shkolla shërbyen në të njëjtën kohë si vatra të dijes dhe si dritare të shpresës për lirinë dhe pavarësimin e vendit tonë”, tha Rama.

Ndërsa Rexhep Osmani, ish-kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve shqiptarë dhe ministri i parë i Arsimit pas luftës lexoi deklaratën e kësaj Lidhjeje më 19 janar 1992, ku të ftuar ishin gjithë opinioni publik, prindër, nxënës e arsimtarë që ta mbështesin projektin shtëpi-shkolla.

“Këto ditë mbushen 30 vjet kur Kosova filloi zbatimin e dokumentacionit publik të nxënësve të dëftesave, të diplomave me logon Republika e Kosovës. Lidhja e Arsimtarëve ishte forca kryesore që përcaktoi dhe u përpoq për zhvillimin e arsimit në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa profesori Zijadin Gashi, i cili gjatë viteve ‘90-ta ishte në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Arsimit, ka treguar se Deklarata e 7 shtatorit nga delegatët e Kuvendit të Kosovës ndryshoi organizimin e arsimit dhe edukimit në atë kohë.

“Më këtë organizim po i nderoni dhe po i respektoni akterët e ndërtimi të sistemit të pavarur të arsimit 1990-99. Kur pushtetit okupues i Serbisë në vitin shkollor 1990-91 përjashtoi të rinjtë nga arsimi në gjuhën shqipe, ai largoi nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit shqiptarë me dhunë nga objektet shkollore. Çdo organizim të edukimit në gjuhën shqipe mundohej të ndalonte me aksione policore. Në Kosovë ekzistonte ky rrjet shkollor… Çerdhet e fëmijëve kanë qenë 44 në gjuhën shqipe dhe rreth 9 mijë fëmije kanë qenë të regjistruar… Qendra e studentëve dhe konviktet kanë strehuar rreth 7 mijë konviktorë atë kohë… Në këtë kohë janë për t’u përshëndetur vendimet e delegatëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, të cilët nxorën Deklaratën Kushtetuese të 7 shtatorit ku krijuan bazën juridike për organizimin e të gjithë jetesës dhe veprimtarisë shtetërore në mënyrë të pavarur, që nënkupton dhe veprimtarinë e arsimit dhe të edukimit të ndarë nga sistemi juridik shtetëror i Serbisë”, ka thënë Gashi.

Në fund, kryetari Përparim Rama, ka ndarë mirënjohje në shenjë respekti për disa prej pronarëve shtëpi-shkolla.

Ndryshe, mbi 6000 mësimdhënës arritën të organizojnë aso-kohe mësimin nëpër shtëpitë private, pasi Serbia nuk lejoi nxënësit dhe studentët shqiptarë që mësimin ta mbajnë në objekte shkollore. /kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla: Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këto janë rezultatet deri më tani

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.06.2026

Hapet thirrja për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

Hapet thirrja për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

Sveçla: Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Kos në PE: Shqipëria ka përmbushur IBAR, hap i rëndësishëm drejt mbylljes së negociatave

Kos në PE: Shqipëria ka përmbushur IBAR, hap i rëndësishëm drejt mbylljes së negociatave

Manipuluan në zgjedhjet e kaluara, kërkohet që komisionerët e dyshuar të mos përfshihen në procesin e ri zgjedhor

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këto janë rezultatet deri më tani

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.06.2026

Hapet thirrja për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

Hapet thirrja për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

Gjykata Supreme pezullon procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës – Detaje nga vendimi

Gjykata Supreme pezullon procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës – Detaje nga vendimi

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Drita me kundërshtar nga Lituania në kualifikimet e Championsit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën