TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Samiti i Brdo-Brionit, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takohen të hënën në Durrës

by teve1
7 muaj ago
0
A A
Samiti i Brdo-Brionit, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takohen të hënën në Durrës

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen të hënën në Durrës, për Samitin e Iniciativës Brdo-Brioni, me fokus kryesor perspektivën evropiane të rajonit dhe zbatimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

Samiti, i cili mbahet nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”, organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanoviç, dhe drejtohet nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në thelb të diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, një instrument financiar me vlerë 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027, i cili synon integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun e përbashkët të BE-së.

Sllovenia, një nga nismëtaret e procesit që filloi në vitin 2013, pritet të theksojë edhe një herë se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor mbetet mjeti “më efektiv gjeopolitik për të siguruar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon.” Përveç rritjes ekonomike, takimi do të fokusohet edhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Pjesëmarrja e lartë rajonale

Në takimin e rëndësishëm në Shqipëri është konfirmuar pjesëmarrja e të gjithë anëtarëve të Iniciativës (Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Midis udhëheqësve të pranishëm do të jenë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Iniciativa Brdo-Brioni synon të lehtësojë përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shpërndarja e fondeve

Një nga pikat kryesore të samitit në Durrës është Plani i Rritjes i BE-së, për të cilin Bashkimi Evropian ka krijuar një instrument financiar me vlerë 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027. Këto fonde synojnë të përshpejtojnë reformat dhe të nxisin konvergjencën ekonomike të rajonit me BE-në.

Shpërndarja e fondit për vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të jetë si vijon:

Shqipëria: Mbi 920 milionë euro

Serbia: Mbi 1.5 miliard euro

Bosnja dhe Hercegovina: Rreth 900 milionë euro (pas uljes me 10% për shkak të vonesave në plan)

Kosova: 880 milionë euro

Maqedonia e Veriut: Mbi 750 milionë euro

Mali i Zi: 380 milionë euro

Historiku i iniciativës Brdo-Brioni

Iniciativa Brdo-Brioni, e cila synon nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe integrimin evropian, mbahet çdo vit që nga themelimi i saj në vitin 2013. Vitin e kaluar, Samiti u zhvillua në Mal të Zi. Atje, udhëheqësit u angazhuan për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, reforma të mëtejshme, dhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër për rajonin. Takimi i këtij viti në Durrës pritet të vijojë me të njëjtin zotim, duke i dhënë rëndësi të veçantë dimensionit ekonomik./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Një tërmet me magnitudë 5.7 godet Greqinë

Rama ndan pamje nga stërvitja e Forcave Speciale

Rama ndan pamje nga stërvitja e Forcave Speciale

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

Çfarë i ndodh trurit tuaj kur hani peshk rregullisht

Çfarë i ndodh trurit tuaj kur hani peshk rregullisht

Drake me “zemër” në bluzë, befason me mbishkrimin shqip

Drake me “zemër” në bluzë, befason me mbishkrimin shqip

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet një i dyshuar pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Gjakovë

​Haxhiu i hap homazhet për kolosin e letrave shqipe, Rexhep Qosjen

​Haxhiu i hap homazhet për kolosin e letrave shqipe, Rexhep Qosjen

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Një tërmet me magnitudë 5.7 godet Greqinë

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më lirë se dje

Inspektorati i Punës kryen 31 inspektime, 13 ndalime dhe 28 masa për eliminim parregullsish për 48 orë

Inspektorati i Punës kryen 31 inspektime, 13 ndalime dhe 28 masa për eliminim parregullsish për 48 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën