TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rreth 3 mijë kandidatë i nënshtrohen provimeve pranuese në katër fakultete të Universitetit të Prishtinës

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Rreth 3 mijë kandidatë i nënshtrohen provimeve pranuese në katër fakultete të Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka vazhduar me organizimin e provimeve pranuese në katër njësi akademike, ku rreth 3 mijë kandidatë iu nënshtruan testimit për t’u bërë pjesë e vitit të ri akademik.

Provimet u zhvilluan në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Filologjisë dhe Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK).

Për të përcjellë nga afër mbarëvajtjen e procesit, njësitë akademike u vizituan nga prorektoret e Universitetit të Prishtinës, prof. Majlinda Gjelaj dhe prof. Albana Berisha-Qehaja.

Ato u informuan për organizimin e testimeve dhe vlerësuan punën e komisioneve për angazhimin dhe profesionalizmin gjatë zhvillimit të provimeve.

Gjatë vizitës, prorektoret përgëzuan edhe kandidatët për zgjedhjen e Universitetit të Prishtinës, duke theksuar cilësinë e programeve studimore, stafin akademik dhe përgatitjen profesionale që ofron institucioni.

Procesi i provimeve pranuese do të vazhdojë të shtunën, më 11 korrik, në Fakultetin e Mjekësisë, ku kanë aplikuar mbi 2 mijë kandidatë të interesuar për programet e shkencave shëndetësore.

Universiteti i Prishtinës u ka uruar suksese të gjithë kandidatëve, duke shprehur besimin se shumë prej tyre do t’i bashkohen komunitetit akademik si studentë të rinj./teve1.info/

Tags: provimi pranuesTeve1Universiteti i Prishtines
ShareTweet

Postime të ngjashme

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Projektbuxheti për vitin 2027 arrin në 4.27 miliardë euro, Qeveria premton investime, opozita nuk pret ndryshime

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Publikohet libri i ri për identitetin kosovar: Dy kombe, një etni – Formimi i subjektivitetit kosovar

Publikohet libri i ri për identitetin kosovar: Dy kombe, një etni – Formimi i subjektivitetit kosovar

Rrëfim i veçantë për Fatmirën, nënën e fëmijëve të braktisur

Rrëfim i veçantë për Fatmirën, nënën e fëmijëve të braktisur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën