TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrakli: Sylvinho të mos e nisë me Asanin titullar

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Rrakli: Sylvinho të mos e nisë me Asanin titullar

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Altin Rrakli, përmes një lidhje me video-telefonatë për “Sport News” në “News24”, u shpreh se kjo është ndeshje për tifozët, pasi sipas tij ata përjetojnë më shumë emocione se ne të tjerët.

Ndërsa në aspektin sportiv, Rralli pohoi se për objektivat që ka Kombëtarja, duhet patjetër fitorja ndaj Serbisë, pasi ajo vlen në shumë aspekte. “Kjo sfidë më shumë përjetohet për tifozët. Më thotë një miku im se pse nuk po vjen të shohim sfidën me Serbinë? I them se kësaj here duhen tifozët në stadium, unë do ta ndjek nga televizori. Droni i prishi të gjitha në Beograd në sfidën e parë, por mënyra se si u soll publiku serb, nuk mund të ndodh edhe mes armiqsh, pasi ishte thjesht një ndeshje futbolli.

Ndërsa ne e treguam krejt ndryshe organizimin, vetëm ekipi u tregua më i butë në fushën e lojës dhe humbëm. Të gjithë duhet të mendojmë tani se si të fitojmë, pasi fitojmë në të gjitha aspektet. E para na duhet për kualifikimin, sepse po e humbëm atë ndeshje, zbehen shumë shanset. Barazimi nuk do të ishte fundi i botës, por nëse pretendojmë, duhet vetëm fitore dhe djemtë duhet ta tregojnë në fushë urinë për sukses”, u shpreh ish-sulmuesi kuqezi, Altin Rrakli.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka edhe një ide se si mund të luajë Shqipëria në vijën e parë sulmuese, teksa mendon se duhet të jenë tre lojtarë, sipas skemës që ka Silvinjo. Rraklli mendon se këtë herë mund të mos luajë Asani në krahun e djathtë dhe në vend të tij të jetë Armando Broja dhe në majë të sulmit Mirlind Daku, pasi janë dy futbollistë me potencial dhe mund të çajnë mbrojtjen serbe. Ndërsa në krahun tjetër sugjeron Nedim Bajramin.

lg.php.gif“E kemi të vështirë të japim emra para ndeshjes se si do të luajë Shqipëria kundër Serbisë. Trajneri ka zgjedhur një modul me tre sulmues, ose një në krye dhe dy gjysmësulmues në krah. Se si do të luaja unë, e kam sekret… Nëse Silvinjo vazhdon me të njëjtën dashuri për Asanin, do të luajë me të në krah. Por mendoj se do të luajë me Dakun në qendër, Broja dhe Bajrami në krah. Unë kam besim shumë te sulmi ynë dhe mendoj se do të fitojmë, 1-0, i qëndroj asaj, nuk jam i bujshëm”, deklaroi Altin Rrakli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Taranto 2026”: Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

“Taranto 2026”: Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

Kosova mposht me përmbysje Malin e Zi, në sportin e padelit

Kosova mposht me përmbysje Malin e Zi, në sportin e padelit

Drenica Futsal të martën nis garat preliminare për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Drenica Futsal të martën nis garat preliminare për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Ankth te Barcelona, Gavi lëndon gjurin që ndeshjen e parë, klubi në pritje të rezultateve mjekësore

Ankth te Barcelona, Gavi lëndon gjurin që ndeshjen e parë, klubi në pritje të rezultateve mjekësore

Nënshkruajnë marrëveshje Sami Lushtaku dhe Fitore Pacolli për financimin e programeve të banimit në Skenderaj

Nënshkruajnë marrëveshje Sami Lushtaku dhe Fitore Pacolli për financimin e programeve të banimit në Skenderaj

“Taranto 2026”: Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

“Taranto 2026”: Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut

Rizvanolli reagon lidhur me vagonët e riparuar në Serbi thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017

Rizvanolli reagon lidhur me vagonët e riparuar në Serbi thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017

Gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin

Gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova në Shëngjin

“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, Nazmi Zogaj flet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, Nazmi Zogaj flet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi deklaron se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi deklaron se Kosova duhet ta ketë sa më shpejt një president

Siria dhe Izraeli zhvillojnë bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA në Jordani

Siria dhe Izraeli zhvillojnë bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA në Jordani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën