TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reagon KB Prishtina, përkrah gjyqtarët vendor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Reagon KB Prishtina, përkrah gjyqtarët vendor

Klubi më i madh i basketbollit në vend, Sigal Prishtina ka bërë një reagim duke lëshuar një deklaratë zyrtare sa i përket çështjes së referimit në fazën gjysmëfinale të play-offit.

Prishtina ka insistuar së edhe faza finale e play-offit sikurse të gjitha ndeshjet tjera të sezonit, duhet të referohen nga gjyqtarët me intyegritet të plotë moral dhe me autoritet të lartë.

Sipas Prishtinës, vetëm kjo mënyrë garanton gjykim të drejtë. Ditët e fundit është raportuar se në ndeshjet gjysmëfinale të play-offit, do të ketë edhe gjyqtarë të huaj pasi këto ishin kërkesat e klubeve elitare.

Megjithatë, thuhet se për këtë kanë reaguar gjyqtarët vendor, të cilët kanë paralajmëruar se nuk do të pranojnë një kombinim të tillë.

Kështu që, Prishtina në deklaratën e saj ka insistuar se gjyqtarët vendor duhet të kenë përparësi, ndërsa ka propozuar që delegimi i tyre të bëhet me short dhe atë në praninë e mediave.

“Jemi PËR Gjykim të Drejtë, Gjyqtarë me Integritet të Plotë dhe Short për Caktimin e Gjyqtarëve të Ndeshjes. KB Sigal Prishtina, ashtu siç ka deklaruar vitin e kaluar dhe para pak kohësh në Kuvendin e Punës së FBK-së, mban qëndrimin se pllejofi, sikurse edhe të gjitha ndeshjet tjera të sezonit, duhet të gjykohen nga gjyqtarët me integritet të plotë moral dhe me autoritet të lartë profesional, e kjo garanton gjykim të drejtë. Me plotësimin e këtyre kushteve përparësi për neve duhen të kenë gjyqtarët vendor”, thuhet në deklaratën e Prishtinës, ku është përmendur edhe rasti i edicionit të shkuar me gjyqtarët grek që tashmë janë suspenduar nga FIBA.

“Kur ka gjykim të drejtë nuk ka rëndësi nacionaliteti, sepse e kemi të freskët rastin skandaloz të gjyqtarëve të huaj grekë, tashmë të suspenduar nga FIBA, me të cilin dëshmohet se tendencat e këqija antisportive dhe korruptive nuk lidhen me nacionalitetin, por me integritetin moral të atyre që për obligim duhet ta kenë ndarjen e drejtësisë dhe kurrsesi favoret e bastoret. Ne jemi në favor të transparencës së plotë edhe sa i takon mënyrës së caktimit të gjyqtarëve për ndeshje. Propozojmë që pasi të jetë plotësuar kushti i integritetit, gjyqtarët të jenë pjesë e shortit në praninë e mediave dhe të dihet saktë se kush janë ata, e jo kjo të lihet në diskrecionin e atyre që këtë punë mund ta bëjnë për interesa ose favore të caktuara. Pra, gjykim të drejtë, gjyqtarë me integritet të plotë dhe short për caktimin e gjyqtarëve të ndeshjes. Me këto kushte të plotësuara, gjyqtarët vendorë duhet të kenë përparësi”.

Prishtina, të enjten prej orës 20:00 përballet me Vëllaznimin në ndeshjen e tretë të serisë çerekfinale të play-offit. Pas dy ndeshjeve të luajtura, rezultati i përgjithshëm edhe 1:1 dhe skuadra që e fiton ndeshjen e tretë, avancon në fazën gjysmëfinale ku e pret përballja me Trepçën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin

Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin

KB Bashkimi nuk udhëton në Manchester, problem vizat

KB Bashkimi nuk udhëton në Manchester, problem vizat

“Ylli i Javës”, Ibishi i Malishevës

“Ylli i Javës”, Ibishi i Malishevës

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova kritikohet nga ish-futbollisti italian

142 lindje për një javë në Gjinekologji

142 lindje për një javë në Gjinekologji

​Kosova nënshkruan marrëveshjen mbi 40 milionë euro me Bankën Evropiane për Investime në sektorin e shëndetësisë

​Kosova nënshkruan marrëveshjen mbi 40 milionë euro me Bankën Evropiane për Investime në sektorin e shëndetësisë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 52 raste

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 52 raste

Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin

Vojvoda gati për ta ndëshkuar ish-ekipin

Vendet paralajmërojnë kundër udhëtimeve pas valës së sulmeve në aeroportet saudite

Vendet paralajmërojnë kundër udhëtimeve pas valës së sulmeve në aeroportet saudite

Sulme të reja në aeroportin e Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur

Sulme të reja në aeroportin e Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur

Inflacioni 7.8 për qind këtë shtator, krahasuar me një vit më parë

Inflacioni 7.8 për qind këtë shtator, krahasuar me një vit më parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën