Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj ka thënë se gjasat që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë zero.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në në Samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të mërkurën në Bruksel, sikurse edhe në takime tjera me zyrtarë të vendeve të BE-së ka përsëritur kërkesën që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat.
Por, Prenkaj ka thënë se kërkesa nga kryeministri është e drejtë, por sipas tij, vendo ka ngecur në këtë drejtim.
“Gjasat që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE janë më pak se zero. Kosova ka degraduar në këtë drejtim më tepër sesa që ka anëtarësuar. Brukseli ka kriteret e saja, kushtet që paraqet dhe të cilat Kosova nuk është në gjendje për një kohë të gjatë t’i plotësojë”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Ai ka thënë se Kosova pas humbjes së mbi 43 milionë euro nga Plani i Rritjes, rrezikon të humbas edhe pjesën tjetër prej 131.5 milionë euro.
Nga ekzekutivi kanë thënë se humbja e një pjesë të fondeve nga BE ka qenë si shkak i krizës politike dhe mungesës së institucioneve.
Më 15 dhjetor 2022, në Pragë, Kosova dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.









