Vetë po shkon tek secili për t’ia marrë nënshkrimet.
Andaj Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Fadil Demaku, Jakup Nura, Altin Krasniqi dhe Sala Jashari janë 6 deputetët që do ta dërgojnë në qeveri ligjin e ri për Specialen.
Kur Tëvë1 i mësoi emrat, Çitaku dha edhe një përshëndetje.
E njëjta pak më vonë thirri edhe një konferencë për media, ku tha se tashmë ka pranuar draftin e ligjit të ri për Dhomat e Specializuara dhe janë mbledhur nënshkrimet për ligjin e ri.
“Para dy ditësh kam pranuar draftin e iniciativës së re për Dhomat e Specializuara, e hartuar nga ekspertët juridikë”, tha Çitaku.
Çitaku ka njoftuar edhe për miratimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në fazën e apelit.
Kurse tha se janë të hapur për çdo komunikim edhe me Bashkimin Evropian.
Njëjtë edhe këta të fundit, një ditë më parë shprehën gatishmërinë.
Për Tëvë1, për këtë temë foli edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
“Unë para pak ditësh jam kthyer nga një vizitë zyrtare nga Brukseli, është evidente që në secilin takim që kemi pasur, është shprehur shqetësim për ligjin, megjithatë ne jemi shumë të hapur edhe në takimet e komisionit për legjislacion ku do ta trajtojnë, apo edhe paraprakisht, që të ftohen ekspertët e Bashkimit Evropian për këtë çështje”, tha ajo.
Konsultimet me BE-në po i konfirmojnë edhe i përkrahin edhe nga partia që nuk morën pjesë fare në votimin e ligjit të kaluar për Specialen.
“Para 10 ditësh, në Kosovë ka ekzistuar edhe zyrtari i emëruar nga BE-ja që merret me këtë çështje, është edhe një konfirmim nga ambasadori që ka konfirmuar hapjen për konsultime”, tha Lutfi Haziri-deputet i LDK-së.
Ligji i ri për Dhomat e Specializuara pritet të votohet në dy lexime në njërën nga seancat që pritet të thirren në muajin dhjetor.







