TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rasti i ambalazhuesve të ujit, Aliu ende pa njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Rasti i ambalazhuesve të ujit, Aliu ende pa njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Dy javë pas aksionit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është zgjeruar pista e hetimit edhe me ministrin e këtij dikasteri, Liburn Aliu. Sipas aktvendimit që e ka parë televizioni, ministri Aliu ka qenë në dijeni për këto keqpërdorime rreth ambalazhuesve të ujit dhe i njëjtit ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Njohësit e sistemit të drejtësisë tregojnë se çfarë hapa ndërmerren në aspektin ligjor në këto raste.

Të martën e 8 tetorit, Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës e filluan një aksion  në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nga ky aksion, u arrestuan dy zyrtarë të këtij dikasteri  nën dyshimet për keqpërdorime të detyrës rreth çështjes së ambalazhuesve të ujit.

E dy javë pas aksionit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur që të zgjerojë pistën e hetimeve edhe me ministrin e MMPHI-së, Liburn Aliu.

Sipas aktvendimit që ka parë televizioni, Aliu ka qenë në dijeni për keqpërdorimet e dy zyrtarëve të tjerë.

Madje dyshohet që  edhe vetë ministri ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, duke i shkaktuar dëm prej miliona eurove Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Nga Prokuroria Speciale të martën nuk kanë dhënë detaje rreth zgjerimit të këtyre hetimeve dhe as rreth pyetjeve nëse është ftuar për intervistim ministri Aliu.

Mirëpo, burimet e televizionit brenda kësaj ministrie kanë thënë se ministri Liburn Aliu ende nuk ka pranuar njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Se si shkon procedura në aspektin ligjor, tregon avokati Anton Ndrecaj.

Sipas Ndrecaj, në vendet e huaja nëse ndodh e njëjta gjë me një zyrtar të lartë të shtetit ai moralisht jep dorëheqje nga pozita.

Nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare  është arrestuar ushtruesi i detyrës në pozitën e Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Naser Hafizi.

Ndërsa, zëvendëssekretari në këtë dikaster, Izet Bytyqi ndodhet në arrest shtëpiak.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën