TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raporti i ri i QKSS analizon se si doktrina e sigurisë së Serbisë e sheh Kosovën

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Raporti i ri i QKSS analizon se si doktrina e sigurisë së Serbisë e sheh Kosovën

Një raport i ri nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) tregon se doktrina kombëtare e sigurisë së Serbisë është shndërruar në një instrument për institucionalizimin e armiqësisë ndaj Kosovës, duke thelluar njëkohësisht bashkëpunimin strategjik me Rusinë dhe Kinën, një zhvillim që ka potencialin të minojë interesat e BE-së dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Raporti me titull “Si e sheh doktrina e sigurisë së Serbisë Kosovën, Perëndimin, Rusinë dhe Kinën?”, me autor Dr. Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimit në QKSS, paraqet një analizë të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë së Serbisë të miratuar në vitin 2021.

Sipas gjetjeve të raportit, pas retorikës së “neutralitetit ushtarak,” Serbia po e ngulit në mënyrë sistematike një narrativë anti-perëndimore dhe po e trajton shtetësinë e Kosovës si çështje sigurie për të justifikuar sjellje agresive. Dr. Ilazi thekson se “doktrina e sigurisë së Serbisë jo vetëm që e refuzon pavarësinë e Kosovës, por e portretizon ekzistencën e saj si kërcënim për sigurinë kombëtare.” Ai shton gjithashtu se “kjo doktrinë është një plan politik që i jep mbulesë strategjike ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë me qëllim minimin e mbështetjes për pavarësinë e saj.”

Në letër, doktrina pozicionon Serbinë si një shtet që balancon mes Lindjes dhe Perëndimit. Por studiuesit e QKSS theksojnë se kjo është një fasadë. Në realitet, Serbia po ndjek një politikë me dy binarë: përfshihet në mënyrë selektive me Perëndimin për përfitime ekonomike dhe politike, ndërsa në të njëjtën kohë thellon aleancat ushtarake, ekonomike dhe ideologjike me fuqi autoritare si Kina dhe Rusia.

“Gjetjet konfirmojnë se politika e sigurisë së Serbisë po harmonizohet gjithnjë e më shumë me Moskën dhe Pekinin në çështje strategjike thelbësore,” tha Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i QKSS.

“Ky afrim, i kombinuar me qëndrimin armiqësor ndaj Kosovës, paraqet sfidë për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.”

Ndër elementet më shqetësuese të kësaj doktrine është përqafimi nga ana e Serbisë i konceptit të “Mbrojtjes Totale” – një model që militarizon shoqërinë dhe e zbeh kufirin ndërmjet sektorit civil dhe atij ushtarak. Raporti paralajmëron se kjo qasje mund të rrisë rrezikun për destabilitet në rajon, sidomos në një kontekst ku Serbia vazhdon të portretizojë Perëndimin – veçanërisht NATO-n, BE-në dhe shoqërinë civile – si instrumente të ndërhyrjes së huaj.

“Perceptimi selektiv i kërcënimeve në këtë doktrinë, i cili injoron ekstremizmin e djathtë të brendshëm dhe njëkohësisht e portretizon Kosovën si burim problemesh, reflekton një botëkuptim të politizuar dhe të sigurizuar nga ana e qeverisë serbe,” thekson Jeta Loshaj, hulumtuese në QKSS. “Kjo narrativë nuk është e bazuar në fakte, por është e dizajnuar për qëllime të brendshme politike, për të justifikuar praktikat autoritare dhe për të kërkuar dominim rajonal.”

Raporti bën thirrje për një reagim proaktiv nga aktorët perëndimorë, por gjithashtu edhe nga vetë Kosova. Ai i kërkon NATO-s dhe BE-së të ndjekin një qasje më të koordinuar dhe të qëndrueshme ndaj Serbisë, përfshirë mekanizma kushtëzues që lidhin mbështetjen financiare dhe politike me përmbushjen e standardeve demokratike dhe harmonizimin e politikës së jashtme me atë të BE-së. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të forcojë qëndrimin e saj diplomatik dhe të përmirësojë koordinimin me aleatët kryesorë, në mënyrë që të perceptohet si një aktor normativ në rajon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën