Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në shënim të gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përmes këtij aksioni, veteranët e luftës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë aksionit, para zyrës së BE-së është vendosur edhe një pankartë me mbishkrimin: “Serbia masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”.
Ky aksion vjen në gjashtëvjetorin e arrestimit dhe transferimit në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.








