TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Kërkesa për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së është sulm politik ndaj luftës çlirimtare

by teve1
6 muaj ago
2
A A
Rama: Kërkesa për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së është sulm politik ndaj luftës çlirimtare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si një akt të turpshëm të shtrembërimit të së vërtetës dhe një sulm politik ndaj luftës çlirimtare.

Rama ka thënë se kërkimi i dënimeve deri në 45 vjet burg për udhëheqësit e UÇK-së përbën kriminalizim të rezistencës ndaj okupimit dhe, sipas tij, legjitimon krimet e agresorit.

“Kërkesa e Prokurorisë për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një akt i turpshëm i shtrembërimi të së vërtetës dhe një sulm politik ndaj luftës çlirimtare. Të kërkosh dënime prej 45 vjetësh për krerët e UÇK-së, do të thotë të kriminalizosh rezistencën ndaj okupimit dhe të legjitimosh, krimet e agresorit. Ky proces nuk synon të zbardhë përgjegjësi individuale, por të godasë vetë aktin e çlirimit dhe ta paraqesë luftën për liri si vepër penale”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se, sipas tij, në këtë proces nuk po gjykohen individë, por po sulmohet një komb i tërë, duke tentuar të përmbyset historia dhe të zhvendoset faji nga agresori te viktima.

“Këtu nuk po gjykohen individë, por po sulmohet një komb. Po tentohet të përmbyset historia duke e zhvendosur fajin nga agresori te viktima, nga shteti që kreu krime te ata që u ngritën kundër tyre. Kjo është padrejtësi e institucionalizuar dhe revizionizëm politik! Një drejtësi që barazon pushtuesin me të pushtuarin nuk është drejtësi. Është një farsë që rrezikon të shndërrohet në njollë të përhershme mbi kujtesën historike dhe mbi vetë nocionin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka përfunduar Rama.

Ndryshe, kryeprorkurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, të hënën, ka kërkuar nga 45 vjet dënim për katër të akuzuarit e rastit më të madh të Dhomave të Specializuara. West i kërkoi Speciales po ashtu që ta marrë parasysh peshën e veprimeve të secilit të akuzuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri 20 minuta

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri 20 minuta

S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ky është parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri 20 minuta

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri 20 minuta

S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ky është parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

MIT: Të dielën nuk ka kufizime për automjetet e transportit mbi 20 tonë

MIT: Të dielën nuk ka kufizime për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Muçibabë

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë në Muçibabë

OVL-UÇK, e ka cilësuar si anti-Kosovë, deklaratën e Zelenskyyt, e quajnë komedia

OVL-UÇK, e ka cilësuar si anti-Kosovë, deklaratën e Zelenskyyt, e quajnë komedia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën