Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dhuruar gjak, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.
Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se kontributi dhe vetëmohimi i tyre kanë shtruar hapa të palëkundshëm drejt lirisë që e trashëgojmë sot.
Ai tutje ka shkruar se ky gjest simbolik i dhurimit të gjakut, të reflektojë në frymën e bashkimit dhe solidaritetit.
“Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, u përulemi me respekt të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e kombit tonë. Kontributi dhe vetmohimi i tyre shtruan hapat e palëkundshëm drejt lirisë që trashëgojmë sot”, shkroi Rama./teve1.info/