TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PSG-ja e Dortmundi në gjysmëfinale të Championsit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
PSG-ja e Dortmundi në gjysmëfinale të Championsit

Paris Saint-Germaini dhe Borussia Dortmundi janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat kanë avancuar në gjysmëfinale të martën mbrëma, pasi i fituan ndeshjet e dyta çerekfinale.

PSG-ja e eliminoi Barcelonën, ndërsa Dortmundi ishte më i mirë se Atletico Madridi. Parisi e eliminoi Barcelonën me rezultatin e përgjithshëm 6:4 pas dy ndeshjeve.

Parisi e fitoi ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” me rezultatin 4:1 për ta shkrirë epërsinë e Barcelonës që e kishte mposhtur para dy javësh në Francë.

Ndonëse, edhe në ndeshjen e kthimit Barça avancoi, Parisi u kundërpërgjigj me tri gola për t’i dhënë fund të gjitha dilemave.

Raphinha e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën 12-të, përpara se Ousmane Dembele (40’), Vitinha (54’) e Kylian Mbappe (61’) nga penalltia dhe në minutën e 89-të, t’ia sigurojnë Parisit avancimin në gjysmëfinale.

Po ashtu, Barcelona ndeshjen e përfundoi pa Ronad Araujon që u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 29-të, përpara se të përjashohet edhe trajneri Xavi Hernandez në minutën e 56-të.

Ndërkohë, në duelin tjetër Dortmundi triumfoi 4:2 në ndeshjen e kthimit të shtëpi për ta eliminuar Atleticon. Dortmundi avancoi me rezultatin e përgjithshëm 5:4 pasi ndeshjen e parë e kishte humbur me 2:1.

Julian Brandt (34’), Ian Maatsen (39’), Nicklas Fullkrug (71’) e Marcel Sabitzer (74’) shënuan për Dortmundin, ndërsa për Atleticon realizuan Mats Hummels (49’) autogol dhe Angel Correa (64’).

Kështu që, gjysmëfinalja e parë e Championsit, do të jetë ajo ndërmjet PSG-së dhe Dortmundit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ardian Ismajli kthehet në stërvitje pas lëndimit, pret të luaj kundër Juventusit

Ardian Ismajli kthehet në stërvitje pas lëndimit, pret të luaj kundër Juventusit

Drilon Hajrizi flet pasi fitoi kampionatin: “Ky titull ka një peshë më të madhe se trofetë”

Drilon Hajrizi flet pasi fitoi kampionatin: “Ky titull ka një peshë më të madhe se trofetë”

Boksieri Uldedaj rikthehet në ring për mbrojtjen e titullit botëror në IBO

Boksieri Uldedaj rikthehet në ring për mbrojtjen e titullit botëror në IBO

Neuer kthehet te Kombëtarja gjermane, Nagelsmann publikon listën e Botërorit

Neuer kthehet te Kombëtarja gjermane, Nagelsmann publikon listën e Botërorit

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Italia i kërkon BE-së të sanksionojë ministrin izraelit pas videos së keqtrajtimit të aktivistëve të flotiljes

Italia i kërkon BE-së të sanksionojë ministrin izraelit pas videos së keqtrajtimit të aktivistëve të flotiljes

Inaugurohet objekti qeveritar në Hajvali, u investuan rreth 1.8 milionë euro

Inaugurohet objekti qeveritar në Hajvali, u investuan rreth 1.8 milionë euro

Izraeli thotë se të gjithë aktivistët e rrëmbyer të flotiljes së Gazës janë deportuar

Izraeli thotë se të gjithë aktivistët e rrëmbyer të flotiljes së Gazës janë deportuar

Ndalohet për 48 orë një person në Pejë, dyshohet për keqpërdorim seksual të fëmijëve në internet

Ndalohet për 48 orë një person në Pejë, dyshohet për keqpërdorim seksual të fëmijëve në internet

Shala ankohet në Supreme për dëmshpërblimin 208 mijë euro ndaj viktimave

Shala ankohet në Supreme për dëmshpërblimin 208 mijë euro ndaj viktimave

Ardian Ismajli kthehet në stërvitje pas lëndimit, pret të luaj kundër Juventusit

Ardian Ismajli kthehet në stërvitje pas lëndimit, pret të luaj kundër Juventusit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën