TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse (nuk) e dojnë, shqiptarët lirinë?

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Pse (nuk) e dojnë, shqiptarët lirinë?

Shkruan: Fadil Maloku

Shoqëritë gjithandej shqiptare, prej filleve të erërave të demokratizimit janë infektuar aq shumë me zvetënimin e rolit të qytetarit, sa që sot pas gati 2/3 dekadave të testimit të vetvetes për (pa)pjekurinë e tyre, kanë ardhur në një pozicion, sa absurd (sepse, janë bindur gabimisht, se janë në rrugë të duhur), aq edhe naiv (sepse, kanë investuar më shumë në formë; legjislacion e norma kushtetuese, se sa në përmbajtje, pra, në; edukim dhe arsimim të qytetarit). Krejt ky keqkuptim, i fuqizuar e me aplikativitet masiv, ka prodhuar një “fotosintezë” të deformuar e improvizuese sociale për demokracinë dhe raportet e saja demokratike (mbi)ndërtuese, sa që tani është shumë vështirë të bëhet ndonjë rikthim i shëndoshë në “binarët” e vërtetë politik e sidomos ata social ekonomik! I gjithë ky deformitet i (pa)vetëdijshëm 2/3 dekadësh padyshim që është “ushqyer” e mbërthyer nga shumë faktorë tjerë të jashtëm, siç janë kultura masive, arti masiv, politika masive, tjetërsimi masiv, vetëkënaqësia masive, hedonizmi masiv, konzumerizmi masiv…

Tani, këtë gjendje (frikohem edhe me dromca sindrome!)të turbullt padyshim, në sytë e publikut ende të papjekur sa duhet për “odisejadat dhe betejat” e reja të “pushtimit” të lirive të: qarkullimit të lirë, mendimit të lirë, gjykimit të lirë, tregtisë së lirë, etj., na duhet ta shërojmë me idenë e lirisë pozitive, gjykimit relativ, qëndrimit dhe mendimit kreativ, etj. Që nënkupton, se; lirinë jo në vetvete, jo tëhuajsuese, por “lirinë për diçka” që kërkon rikthim nga gjendja “që posedojmë… “në gjendjen” që jemi”. Gjendje kjo, që për kombet dhe shtetet tjera të botës perëndimore, shpesh herë ishte edhe vetë “ferri” i emancipimit, por, edhe caku i asaj që shquhet dhe identifikohet si shoqëri shëndetmirë, ku arsimi, shëndetësia, mediet, politika, kultura, etj. rrezatojnë frymë e liri pozitive, liri kreative kulturore vetanake dhe në mënyrë të pavarur.

Pra, sa po mund tê kuptohet; liria tillë nuk është fare ndonjë “produkt” apo mall që mund të konsumohet apo këmbehet sikurse çdo mall tjetër në tregun e jashtëm lojal, rajonal, kontinental apo sish global! Por, është një tip specifik lirie që s’ mund të aplikohet me gjithë tërësinë dhe formën e vetë (!), e aq më pak të konsumohet përmes normës e kodit të njohur “mere ose lëre”(ashtu siç po mendojnë elitat tona politike kulturore), apo të amputohet (sikurse; veshja, ushqimi, etj.) nga të tjerët! Natyrisht, për ta “pushtuar” këte lloj lirie (tashmë) të dëshmuar progresiste e do shtonim edhe emancipuese, shqipeve u duhet kohë, u duhet përvojë e u duhet një Projekt ideor, ku do adresoheshin si nevojat ashtu edhe synimet e aspiratat shtrategjike; morale, ekonomike, politike të kombit dhe shtetësisë.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngjarja e Bit Pazarit dhe Kosova

Ngjarja e Bit Pazarit dhe Kosova

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kur atdheun e drejton ligësia njerëzore dhe tradhtia, ai doemos përfundon si perandori e krimit

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Kush ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit?!

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Lecce i gëzohet kthimit të Berishës, gati për Lazion

Kongresmeni amerikan Joe Wilson e rendit Vuçiqin në mesin e diktatorëve botërorë

Kongresmeni amerikan Joe Wilson e rendit Vuçiqin në mesin e diktatorëve botërorë

PDK-ja kërkon rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Specialen, VV-ja kundërshton

PDK-ja kërkon rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Specialen, VV-ja kundërshton

PDK dhe VV pajtohen që Ligji për Specialen të procedohet pa ndryshime, Deliu-Kodra: Do të duhen 61 vota

PDK dhe VV pajtohen që Ligji për Specialen të procedohet pa ndryshime, Deliu-Kodra: Do të duhen 61 vota

Dalipi refuzon Kosovën e Shqipërinë, zgjedhë Zvicrën U21

Leipzigu në garë për Lutfi Dalipin

Rahoveci 029 mbetet pa lojtarin kryesor, Adams largohet

Rahoveci 029 mbetet pa lojtarin kryesor, Adams largohet

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën