Leipzigu është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Lufti Dalipi, i cili po shkëlqen këtë sezon në kampionatin zviceran.
Bëhet e ditur se Leipzigu po sfidon Fiorentinan, Real Betisin dhe Bragan për Dalipin, të cilin po synon ta sigurojë në janar për ta transferuar në fund të sezont.
Dalipi 20-vjeçar është i huazuar te skuadra e Vaduzit kurse me Young Boysin ka kontratë deri në verën e vitit 2030, dhe vlera e tij në treg është rreth 2 milionë euro.
Në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat në sezonin aktual, Dalipi ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 9 asistime, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.
Megjithatë, Dalipi është i fokusuar të e ardhmja ndërkombëtare për shkak se javët në vazhdim pritet të vendos se cilin shtet do ta përfaqësojë përfundimisht.
Ai tashmë ka njoftuar Zvicrën se është mes Kosovën dhe Shqipërisë, federatat e të cilave po bëjnë të pamundur për të siguruar shërbimet e Dalipit.








