Skuadra e Lecces ka marrë një lajm të mirë gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, pasi mesfushori Medon Berisha po stërvitet me grupin dhe është i gatshëm për lojë.
Berisha tashmë ka tejkaluar lëndimin dhe problemet fizike që i kishte dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Eusebio Di Franceso për ndeshjen e radhës në Serie A.
Mesfushori i Shqipërisë, do të ftohet për duelin me Lazion që Lecce e luan në udhëtim më datën 21 nëntor në kuadër të xhiros së 12-të.
Berisha ka pasur telashe këtë sezon, në të cilin pati vetëm një paraqitje dhe atë luajti për tetë minuta kundër Cagliarit në fillim të shtatorit.
Në fakt, këto telashe kishin të bëjnë me lëndimin e rëndë që e pësoi në dhjetor të vitit të shkuar duke ia ndërprerë formën fantastike, ku ishte ndër lojtarët kryesor tek Lecce dhe kishte 2 gola e 3 asistime në 13 paraqitje në Serie A.









