TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK-ja kërkon rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Specialen, VV-ja kundërshton

by Tëvë1
7 minuta ago
0
A A
PDK-ja kërkon rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Specialen, VV-ja kundërshton

Komisioni për Legjislacion ka proceduar në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pa ndryshime në përmbajtjen e tij, pas mospajtimeve mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për mënyrën se si duhet të trajtohet vendimi i presidentes për kthimin e ligjit në rishqyrtim.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që ligji aktual të rivotohet në Kuvend dhe të rrëzohet vetoja e presidentes, në mënyrë që ai të hyjë në fuqi.

Ajo ka bërë të ditur se PDK-ja ka zhvilluar negociata me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për trajtimin e mëtejmë të ligjit, por palët nuk kanë arritur marrëveshje për ndryshimin e tij në këtë fazë.

“Ka pasur negociata me VV-në për mënyrën se si do ta trajtojmë Ligjin për Specialen. Jemi dakorduar që ta kalojmë ligjin. Nuk kemi arritur dakordësi që të bëhen ndryshime në ligj”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Sipas saj, mospajtimet kanë ardhur si pasojë e interpretimeve të ndryshme të Rregullores së Kuvendit. Ajo ka thënë se PDK-ja ka konsideruar të mundur amendamentimin e ligjit në këtë fazë, ndërsa shumica parlamentare ka vlerësuar se një gjë e tillë nuk lejohet.

“Prandaj, sot jemi në situatën që duhet ta procedojmë ligjin për miratim në Kuvend, në formën siç është. Pastaj do të nisim një proces të ri të amendamentimit të ligjit, bashkë me deputetët”, ka deklaruar ajo.

Deliu-Kodra ka theksuar se versioni aktual duhet të rivotohet në Kuvend, ndërsa për miratimin e tij dhe rrëzimin e vetos së presidentes nevojiten 61 vota.

Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka kundërshtuar votimin e të njëjtit version të ligjit, duke kërkuar që çështja të trajtohet përmes një nisme të re ligjore.

Ai ka vlerësuar se vetë sponsorizuesi i ligjit ka identifikuar shqetësime në përmbajtjen e tij dhe se zgjidhja duhet të jetë hartimi i një ligji të ri.

“Sponsorizuesi vetë e ka iniciuar Ligjin, është pikërisht sponsorizuesi që vetë ka kërkuar kthimin e Ligjit nga presidentja me arsyetimet e përgjithshme dhe natyrisht është në dorën e sponsorizuesit për t’i dhënë epilog të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm. Ne jemi në një rrethanë të tillë për ligjbërje të re, për ligj të ri, duke i dhënë besimin sponsorizuesit se ka identifikuar defekte në Ligj. Ne nuk jemi sot për të votuar të njëjtin, marrë parasysh shqetësimet që i ka dhënë vetë sponsorizuesi. Jemi për një nismë të re ligjore”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka shtuar se një proces i ri ligjvënës do të mundësonte adresimin e shqetësimeve pa përsëritur procedurat dhe pa humbur kohë. Megjithatë, sipas tij, vendimi përfundimtar i takon Kuvendit.

“Thjesht jemi për një nismë të re ligjore duke i adresuar shqetësimet, duke mos i përsëritur procedurat dhe të humbet kohë. Gjithsesi Kuvendi do t’i japë epilogun përfundimtar, është në dorën e tyre për të vendosur për rivotimin e Ligjit të ri apo për të qëndruar në fuqi vetoja e presidentes”, është shprehur Rrustemi.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se e mbështesin kërkesën e PDK-së për procedimin e ligjit, duke kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që procesi i ri i amendamentimit të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Tags: LVVpdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresmeni amerikan Joe Wilson e rendit Vuçiqin në mesin e diktatorëve botërorë

Kongresmeni amerikan Joe Wilson e rendit Vuçiqin në mesin e diktatorëve botërorë

PDK dhe VV pajtohen që Ligji për Specialen të procedohet pa ndryshime, Deliu-Kodra: Do të duhen 61 vota

PDK dhe VV pajtohen që Ligji për Specialen të procedohet pa ndryshime, Deliu-Kodra: Do të duhen 61 vota

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Haxhiu takon nënkryetarët e partive parlamentare, diskutohet për seancën konstituive

Haxhiu: Ankesat e pacientëve duhet të sjellin ndryshime në shëndetësi

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Lecce i gëzohet kthimit të Berishës, gati për Lazion

Kongresmeni amerikan Joe Wilson e rendit Vuçiqin në mesin e diktatorëve botërorë

Kongresmeni amerikan Joe Wilson e rendit Vuçiqin në mesin e diktatorëve botërorë

PDK-ja kërkon rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Specialen, VV-ja kundërshton

PDK-ja kërkon rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Specialen, VV-ja kundërshton

PDK dhe VV pajtohen që Ligji për Specialen të procedohet pa ndryshime, Deliu-Kodra: Do të duhen 61 vota

PDK dhe VV pajtohen që Ligji për Specialen të procedohet pa ndryshime, Deliu-Kodra: Do të duhen 61 vota

Dalipi refuzon Kosovën e Shqipërinë, zgjedhë Zvicrën U21

Leipzigu në garë për Lutfi Dalipin

Rahoveci 029 mbetet pa lojtarin kryesor, Adams largohet

Rahoveci 029 mbetet pa lojtarin kryesor, Adams largohet

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Kryeprokurori i Shtetit viziton Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën