TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse disa njerëz sëmuren rëndë, e disa aspak?

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Pse disa njerëz sëmuren rëndë, e disa aspak?

Studiuesit zbulojnë rolin kyç të reagimit të hershëm të trupit që mund ta ndalë infeksionin para se të nisë. Një studim i ri shkencor ofron një përgjigje që ndryshon mënyrën se si kemi menduar deri më tani. Rezulton se shpesh rolin vendimtar nuk e luan vetë virusi, por shpejtësia dhe fuqia e reagimit të parë të organizmit tonë, pikërisht në vendin ku virusi ndeshet fillimisht, në hundë. Në një studim të ri, shkencëtarët treguan se pikërisht mbrojtja e hershme, e lindur e qelizave të mukozës së hundës, mund të vendosë nëse infeksioni do të ndalet që në fillim apo do të zhvillohet në një ftohje klasike me të gjitha simptomat e njohura.

Kur rinovirusi, shkaktari më i shpeshtë i ftohjes së zakonshme, depërton në mukozën e hundës, qelizat tona nuk qëndrojnë pasive. Ato pothuajse menjëherë fillojnë të komunikojnë dhe të aktivizojnë një sërë mekanizmash mbrojtës, me qëllim kufizimin e përhapjes së virusit. Studiuesit nga Universiteti Yale treguan se pikërisht ky reagim i koordinuar dhe i shpejtë i qelizave mund të jetë dallimi kryesor mes një personi që nuk sëmuret fare dhe një tjetri te i cili zhvillohen simptoma të theksuara.

Për të ndjekur fazat më të hershme të infeksionit, studiuesit krijuan në laborator një model të ndërlikuar të mukozës së hundës njerëzore. Nga qelizat burimore të hundës, gjatë disa javëve u zhvillua një ind që imiton me besnikëri të madhe mukozën natyrore të rrugëve të frymëmarrjes. Në këtë model u formuan qeliza që prodhojnë mukus, si edhe qeliza me qimeza mikroskopike që ndihmojnë në nxjerrjen e mukusit dhe grimcave të dëmshme. Ky qasje u mundësoi shkencëtarëve të vëzhgonin në kohë reale se si mijëra qeliza reagojnë njëkohësisht ndaj infeksionit me rinovirus.

Rolin kyç në këtë mbrojtje të hershme e luajnë interferonët, proteina që qelizat tona i prodhojnë si përgjigje ndaj infeksionit viral. Detyra e tyre është ta vështirësojnë hyrjen e virusit në qeliza dhe të pengojnë shumimin e tij. Kur qelizat e hundës e njohin shpejt praninë e rinovirusit, ato çlirojnë interferonë që aktivizojnë mekanizma antiviralë jo vetëm në qelizat e infektuara, por edhe në ato përreth, ende të shëndetshme. Kështu krijohet një “brez” mbrojtës që ia vështirëson ndjeshëm virusit përhapjen. Nëse ky reagim nis mjaft herët, infeksioni mund të ndalet para se të zhvillohet fare. Kur përgjigjja është e ngadaltë ose e dobësuar, virusi fiton kohë për t’u përhapur, për të dëmtuar qelizat dhe për të nisur procese inflamatore që çojnë në simptomat e ftohjes.

Kur studiuesit bllokuan në mënyrë eksperimentale përgjigjen e interferonëve, rinovirusi u përhap shpejt nëpër ind, me dëmtime të theksuara të qelizave, gjë që e konfirmon edhe më shumë sa vendimtare është kjo mbrojtje e hershme. Studimi tregoi gjithashtu se, kur virusi tashmë është shumuar ndjeshëm, aktivizohen mekanizma shtesë që çojnë në rritjen e sekretimit të mukusit dhe në krijimin e sinjaleve inflamatore. Ky reagim, ndonëse pjesë e mbrojtjes, mund të kontribuojë në bllokimin e hundës, inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes dhe, te personat me astmë ose sëmundje kronike të mushkërive, në përkeqësimin e frymëmarrjes. Pikërisht këta mekanizma përfaqësojnë objektiva potencialë për terapi të ardhshme, të cilat do të mund të lehtësonin simptomat pa dobësuar mbrojtjen natyrore antivirale. Ashpërsia e sëmundjes shpesh nuk varet vetëm nga vetitë e virusit, por nga mënyra se si trupi ynë reagon që në fillim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konsumoni ujë me limon? Ja si ndikon në lëkurën tuaj

Limoni ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë madje edhe vdekje

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë madje edhe vdekje

Këshilla se si të mbrojmë shëndetin nga i ftohti

Këshilla se si të mbrojmë shëndetin nga i ftohti

Pse nuk duhet të shtriheni menjëherë pas ngrënies?

Pse nuk duhet të shtriheni menjëherë pas ngrënies?

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën