TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta e opozitës në Shqipëri, molotov ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit, 7 policë të plagosur

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Protesta e opozitës në Shqipëri, molotov ndaj Kryeministrisë dhe Parlamentit, 7 policë të plagosur

Opozita në Shqipëri zhvilloi këtë të martë, 10 shkurt, protestën e radhës kombëtare në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe hedhje molotovësh drejt Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Për mbi tre orë, protestuesit u mblodhën fillimisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ishte ngritur edhe podiumi ku mbajtën fjalë përfaqësues të PD-së, përfshirë kryedemokratin Sali Berisha.

Më pas, ata iu drejtuan godinës së Parlamentit.

Pas përfundimit të fjalës së Berishës, skenari i protestës duket se pasqyroi ngjarjet e protestës së kaluar, ku u hodhën molotovë drejt Kryeministrisë.

Për të shuar flakët dhe larguar protestuesit, ndërhynë autobotët me ujë.

Nga hedhja e molotovëve raportohet se u lënduan 7 punonjës policie.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për revolta popullore për të rrëzuar qeverinë Rama, ndërsa akuzoi kryeministrin se po rrezikon integrimin dhe të ardhmen e vendit.

Pas fjalës, ai iu drejtua selisë blu, ndërsa protestuesit iu drejtuan Parlamentit.

Edhe aty, tensionet vazhduan.

Protestuesit hodhën molotovë drejt efektivëve, ku flakët përhapeshin jo vetëm tek policët, por edhe te një makinë.

Ndërhyrja e autobotëve me ujë ishte e nevojshme për të shuar flakët dhe për të larguar protestuesit.

Protesta nisi pak pas orës 17:00 dhe përfundoi rreth orës 20:20. Pas tensioneve, protestuesit u shpërndanë nga efektivët me gaz lotsjellës.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë u angazhuan mbi 1,300 forca policie, autobote me ujë dhe mjete me gaz lotsjellës.

Si pasojë e protestës, disa akse rrugore u bllokuan dhe qarkullimi i mjeteve u ndalua.

Aktualisht, qarkullimi është i bllokuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në rrugët lidhëse “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla për miratimin e Ligjit për Specialen nga Kuvendi: Pa mbështetje financiare, mbetet vetëm tentativë

Kulla për miratimin e Ligjit për Specialen nga Kuvendi: Pa mbështetje financiare, mbetet vetëm tentativë

Tiranë, dita e 135-të e protestës kundër Qeverisë Rama

Tiranë, dita e 135-të e protestës kundër Qeverisë Rama

Ministri izraelit për Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese

Ministri izraelit për Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese

Ligji i ri për automjet, pritet largimi i kufizimit i cili pamundëson importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Ligji i ri për automjet, pritet largimi i kufizimit i cili pamundëson importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Emisioni “Info Nata” 12.10.2026

Emisioni “Info Nata” 12.10.2026

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kurti pret ambasadorin e ri të Belgjikës, diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti pret ambasadorin e ri të Belgjikës, diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Kulla për miratimin e Ligjit për Specialen nga Kuvendi: Pa mbështetje financiare, mbetet vetëm tentativë

Kulla për miratimin e Ligjit për Specialen nga Kuvendi: Pa mbështetje financiare, mbetet vetëm tentativë

Dita e pagëzimit të UÇK-së

OVL-UÇK i reagon Marta Kosit: Nëse nuk zbatohet Ligji për Specialen, do t’i rifillojmë protestat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën