Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, shpallja e tij në kërkim është bërë me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: ALBERT (Sylejman) SYLAJ i lindur me 12.12.1984 nё Deçan. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: VRASJE E RËNDË. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë”, shkr8uhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.








