TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia e Kosovës thellon bashkëpunimin strategjik me Policinë e SHBA-së në San Antonio

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Policia e Kosovës thellon bashkëpunimin strategjik me Policinë e SHBA-së në San Antonio

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me delegacionin e tij, ka realizuar një vizitë zyrtare studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 19 deri më 22 janar 2026, konkretisht në Departamentin e Policisë së San Antonios, në Teksas.

Sipas njoftimit zyrtar, vizita është organizuar dhe mbështetur nga ekipi i DOJ-ICITAP pranë Ambasadës së SHBA-së, ndërsa delegacioni kosovar është pritur nga drejtuesit e Departamentit të Policisë së San Antonios (SAPD).

Kjo vizitë është zhvilluar në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2021 ndërmjet Policisë së Kosovës dhe SAPD-së, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional ndërmjet dy palëve.

Gjatë qëndrimit në San Antonio, delegacioni i Policisë së Kosovës ka zhvilluar takime dhe vizita të shumta profesionale, të fokusuara në policimin e udhëhequr nga inteligjenca, praktikat bashkëkohore hetimore, luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e narkotikëve, analizën e inteligjencës së integruar dhe strategjike, operacionet e fshehta, si dhe menaxhimin modern të strukturave policore.

Po ashtu, janë diskutuar qasje strategjike të udhëheqjes policore dhe modele të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Vizita përfshiu edhe një takim në nivel ekzekutiv me udhëheqjen e Departamentit të Policisë së San Antonios, ku u riafirmua angazhimi i përbashkët për forcimin e partneritetit, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.

Sipas njoftimit, kjo vizitë pune ka forcuar më tej partneritetin strategjik ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Departamentit të Policisë së San Antonios, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata institucionale.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zbatimin e standardeve më të larta të sigurisë dhe sundimit të ligjit, në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i FSK-së merr pjesë në panairin e industrisë së mbrojtjes në Stamboll

Komandanti i FSK-së merr pjesë në panairin e industrisë së mbrojtjes në Stamboll

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në Vitomiricë të Pejës, një i lënduar pas përplasjes veturë–motoçikletë

80% e diasporës votuan për zgjedhjet e 9 shkurtit

Hapet afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit

​29 vjet nga rënia e Luan Haradinajt

​29 vjet nga rënia e Luan Haradinajt

Komandanti i FSK-së merr pjesë në panairin e industrisë së mbrojtjes në Stamboll

Komandanti i FSK-së merr pjesë në panairin e industrisë së mbrojtjes në Stamboll

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në Vitomiricë të Pejës, një i lënduar pas përplasjes veturë–motoçikletë

80% e diasporës votuan për zgjedhjet e 9 shkurtit

Hapet afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit

​29 vjet nga rënia e Luan Haradinajt

​29 vjet nga rënia e Luan Haradinajt

​27 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

​27 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

​Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

​Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

E mërkura me diell deri në 27°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën