TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia e Kosovës e gatshme të reagojë ndaj çfarëdo sulmi të mundshëm nga Serbia

Situata në katër komunat veriore vazhdon të mbetet e brishtë. Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi konsideron se grupet kriminale serbe po trajnohen ende në bazat e Njësisë Speciale të Serbisë. Ndërsa Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë për Tëvë1 se janë të gatshëm të reagojnë ndaj çfarëdo sulmi të mundshëm.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Policia e Kosovës e gatshme të reagojë ndaj çfarëdo sulmi të mundshëm nga Serbia

Situata në aspektin e sigurisë vazhdon të mbetet e brishtë.

Kjo meqë grupet kriminale serbe janë duke u trajnuar në bazat e Njësive Speciale të Serbisë, përgjatë kufirit me Kosovën.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë për Tëvë1 se instruktorët e këtyre trajnimeve, vëmendjen për kërcënim e kanë ndaj Prishtinës.

“Nga pjesa e Serbisë ka koncentrim të vazhdueshëm të forcave të armatosura por edhe grupeve paramilitare disa kriminelëve apo insktruktorëve që vazhdojnë të mbajnë trajnime në ambiente të forcave të armatosura në baza të njësive speciale por edhe në afërsi të kufirit”, thotë Ibishi.

E Austria ka paralajmëruar dërgimin e një kontingjenti prej 190 ushtarësh në Kosovë, për të rritur sigurinë në vijën kufitare me Serbinë.

Shtimin e trupave të NATO-s në katër komunat veriore, Ibishi e sheh si parandalim të një konflikti midis Kosovës dhe Serbisë.

“Shtimi i kontingjentit të 50-të austriak me 190 efektiv, tregon përkushtimin e Austrisë dhe vazhdimësinë për mbrojtjen e sigurisë pas mandatit 1244, për Kosovën por njëkohësisht interesi që situata në rajon të mos kërcënohet nga elemente të ndryshme, sidomos elementi pro serb dhe pro rus që po vazhdojnë akoma të jenë prezent”, shprehet tutje ai.

Si reagues i parë që është, Policia e Kosovës janë të gatshëm për çfarëdo përballje me kërcënimet që po bënë Beogradi zyrtar.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për televizionin se liria e Millan Radojciqi me grupin e tij, përbënë kërcënim për vendin, ndërsa informacione janë duke mbledhur nga kanale të ndryshme për gjendjen e sigurisë.

“Duke marrë parasysh që Millan Radojiçiq bashkë me njerëzit e tjerë të cilët kanë qenë në Banjska, janë larguar nga ai vend, normalisht që kjo paraqet rrezik dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm gjatë veprimtarive tona policore. Kemi informacione të ndryshme që pranojmë nga kanale të ndryshme, për veprimtari kriminale të ndryshme, por për neve është e rëndësishme të jemi të përgatitur”, thotë Elshani.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash e disa muaj vazhdimisht ka kërcënuar direkt Kosovën, sidomos pas vendimit të fundit të BQK-së për dinarin.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga palët që të përmbahen nga retorika, të cilat mund të nxisin tensione.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën