Policia e Kosovës njofton se ka sekuestruar një pistoletë dhe municion gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Skivjan të Gjakovës, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë, pas hetimeve janë siguruar dëshmi të mjaftueshme dhe është siguruar urdhëresë nga gjykata kompetente për kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar:
– një (1) pistoletë,
– një (1) sprej,
– pesëdhjetë e tetë (58) fishekë, shtatëmbëdhjetë (17) gëzhoja”, thuhet në njoftim.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./teve1.info/







