Të mërkurën janë zhvilluar edhe ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë, që nisi të martën dhe përfundon të enjten.
Liria pa telashe ka mposhtur 2:0 Suharekën në shtëpi për t’u forcuar në krye të tabelës me 32 pikë, tri më shumë se Prishtina e Re që renditet e dyta dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Për dallim prej Lirisë, Prishtina e Re nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim te Besa e Pejës, me të cilën barazoi 1:1.
Dinamo është kthyer te fitorja pasi mposhti 2:1 Vëllaznimin e Gjakovës me përmbysje të rezultatit duke i dhënë fund serisë prej pesë ndeshjeve pa fitore.
Rilindja 1974 është mposhtur në shtëpi nga Ramiz Sadiku 3:1, ndërsa në udhëtim ka triumfuar edhe Vjosa që fitoi 1:0 ndaj Kikës.
Lepenci ka barazuar 1:1 në Kaçanik me Trepçën ’89 kurse Mitrovica me rezultatin 3:0 ka mposhtur skuadrën e 2 Korrikut.
Kjo xhiro e Ligës së Parë që nisi me barazimin pa gola të martën ndërmjet Tefik Çangës dhe Ferizajt, mbyllet të enjten me duelin Trepça – Istogu që nis në orën 13:00.











